VIDEO/ Peleshi 'kyç' Kuvendin për Ballukun, i mbyll dyert deputetëve të PD-së në Këshillin e Mandateve

11:27, 26/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mazhoranca socialiste me në krye Edi Ramën po vijon mbrojtjen e Belinda Ballukut në Kuvendin e Shqipërisë, duke mos u mbledhur në Këshillin e Mandateve, pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj.

Sot në orën 11.00, pesë anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve kanë thirrur mbledhjen e Këshillit, mirëpo ato janë përballur me një skandal, ku Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka urdhëruar mbylljen e sallës së mbledhjes së Këshillit.

Deputetët janë paraqitur në ambintet e sallës, por e kanë gjetur derën e mbyllur, duke I penguar ata të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre.

Gjithashtu, Niko Peleshi në mënyrë të paprecedent nuk lejon mediat që të futen as në sallën e Grupit Parlamentar të PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco