‘Udhëtimi u anulua pa njoftim, fjetëm në dysheme...’/ Gazetari denoncon trajtimin e pasagjerëve nga Air Albania

09:47, 26/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Arlis Alikaj ka treguar përvojën e tij të vështirë dhe diskriminuese gjatë një udhëtimi ajror të anuluar nga Air Albania pa asnjë arsye ligjore apo njoftim paraprak.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, ai tha se pas anulimit të fluturimit në aeroportin e Stambollit, dhjetëra pasagjerë shqiptarë mbetën pa ndihmë, pa ushqim, pa ujë dhe pa akomodim, duke u detyruar të flinin në pllakat e aeroportit. Sipas Alikajt, mungesa e përgjegjësisë nga kompania ajrore dhe institucionet shtetërore ka lënë qytetarët të përballen vetë me kostot financiare dhe peripecitë, duke ngritur shqetësime serioze për mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve.

ARLIS ALIKAJ: Në momentin që isha në aeroport mora, mora një e-mail pa arsye specifike siç e kërkon ligji ose para 14 ditësh dhe thjesht udhëtimi juaj është anulluar.

Dhe aty nuk na dhanë as ujë, as ushqim, as akomodim, kemi fjetur thjesht në pllakat e aeroportit.

Kishte shumë shqiptarë, madje kishte dhe nga ata që vinin nga Amerika. Unë rastësisht takova një zonjë, e cila ishte nga Gjinari i Elbasanit, Alma, nuk donte të prononcohej ose të vinte sot në studio, por që ajo vinte nga larg, kishte bërë një udhëtim tranzit prej 14 orësh dhe donte të takonte sa më shpejt të ëmën e saj në Elbasan, sepse kishte çështje oraresh, e gjente apo s'e gjente gjallë, se ishte situatë.

Edhe, ndihemi shumë të diskriminuar. Aeroporti i Stambollit ishte shumë i shtrenjtë, një shishe ujë 5 euro dhe si përfundim përfundova në Mal të Zi dhe aty pagova nga xhepi im shtesë 150 euro taksi për të ardhur në Tiranë.

Dhe aty pastaj bagazhet, çdo gjë erdhi me vonesë, të tjera peripeci. Dhe është interesante që se si unë kontaktova dhe me autoritetin e Aviacionit Civil dhe ata na thanë që, licensa është pezulluar, mund të shkoni në gjyq. Por si mund të na dërgojnë ne në gjyq, sepse gjyqi është peripeci, janë, nuk ja vlen. Dhe duhet të kesh një, ata duhet të kenë një fond garancie për të na rimbursuar ne për këto gjëra.

Supervizori i Turkish Airline kur vajta në aeroport në Stamboll, në tavolinën e tyre, na thanë që ata i kanë anulluar të gjitha fluturimet për muajin Dhjetor dhe nuk kanë fluturime.

Pse duhet të shesin bileta, në rast se ata anullojnë udhëtimet dhe shteti na thotë pastaj që shkoni në gjyq, kur ai është për të mbrojtur të drejtat e pasagjerëve. Ose duhet të ketë një fond garancie, jo që ne të përplasemi dhe të merremi me kompani që janë të falimentuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco