‘Rritjet e pensioneve janë lëmoshë, jo politika sociale’/ Kuçana: Pensionistët sot nuk e mbyllin muajin

09:19, 26/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pedagogia e ekonomisë, Ilirjana Kuçana, e ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, ka ngritur alarmin për gjendjen e pensioneve në Shqipëri, veçanërisht në këto ditë festash.

Ajo theksoi se ajo që qeveria e quan “rritje pensionesh” nuk është gjë tjetër veçse indeksim minimal dhe bonuse të përkohshme, të cilat nuk përbëjnë politika reale sociale. Sipas Kuçanës, rritja e fundit reale e pensioneve ka ndodhur në vitin 2009, ndërsa sot, në vitin 2025, pensionistët përballen me çmime të dyfishuara të ushqimeve dhe ilaçeve, duke e bërë të pamundur mbijetesën pa ndihmën e familjarëve.

Lirana Kuçana: Sidomos në këto ditë festash, besoj se gjëja më e mirë që mund të bëhet është pikërisht për të folur për pensionet. Për të folur për ata të cilët kanë punuar, i kanë dhënë këtij vendi, por realisht nuk marrin atë çka meritojnë. Flasim, kemi dëgjuar kryeministrin që flet për rritje pensionesh. Nuk ka politika sociale, pra ta sqarojmë për opinionin publik se dua të jem shumë e drejtpërdrejtë me ta, ka indeksim. Po. Ka thjesht indeksim. Dhe po ta shikosh, edhe pjesa e bonuseve, qoftë bonuseve në fund të vitit, qoftë pjesa e bonuseve për votën në fushatë elektorale, kjo është lëmoshë. Nuk ka të bëjë me rritje pensionesh. Rritja e pensionesh ka të bëjë kur rritja është mujore. Rritja reale e pensioneve është bërë në vitin 2009. Dhe që nga 2009-ta ne nuk kemi pasur një rritje reale të pensioneve. Që do të thotë, sot jemi në 2025-ën, dhe po ta shikosh, kryeministri thotë 2%, 3%, 4%. T'jua shpjegojmë shqiptarëve se ç'thotë ky kryeministër me këto. Atëherë për të gjithë ata që na ndjekin, këto rritje në 2024-ën, rritja është bërë diku te 5% thotë, 4.9% thotë kryeministri.

Për t'jua shpjeguar, për t'jua shpjeguar qytetarëve, bëhet fjalë për 7.000 leke të vjetra. 700 leke të reja, 7.000 lekë të vjetra. 2025-a, në vitin ku jemi, kemi rritjen, pra se kemi pensionet urbane, kemi edhe pensionet rurale. Pra kemi të bëjmë me rritje, pra 490 ose 4.900 lekë, pra 4.900, as 5.000 lekë të vjetra, rritja në zonën urbane dhe kemi në zonën rurale, 2.900 lekë të vjetra. 290... Modeste. Qesharake, jo modeste. Pse e them këtë? Unë sot po vij nga kafja e mëngjesit, me disa miq të mi, të cilët janë në pension, kanë punuar gjithë jetën, dhe më tha, mua më është rritur tha një ilaç, që duhet ta marr shpesh, që kushton tha 2.000 lekë ose 20.000 lekë të vjetra. Tani tha, unë rritjen tha e kam, 1 e 5 e kësaj. 490 ose 5.000 lekë të vjetra. Tani çfarë duhet të heq unë nga shporta ushqimore, sepse ne kemi dyfishim varfërie.

Tani ata krudot as nuk i mendojnë fare, sepse unë po ju them që rritja nga 2009-ta deri në 2025-ën, pra dikur, pensioni mesatar në 2009-ën ka qenë 120 euro, që të kuptojmë për publikun. Që me eurot e kohës i binte 160.000 lekë. Sot, sot kryeministri i vendit, pensioni mesatar është 190, 190 euro pra. E kuptoni? Për 15 vite, e kuptoni, 7.000 lekë të reja ose 70.000 lekë të vjetra. Jo vetëm se nuk është indeksuar, por më lejoni t'ju shpjegoj se dyfishimi i çmimeve të shportave te ilaçet, tek shportat ushqimore, se është shportë edhe ilaçet, e keni parë se sa ilaçe marrin pensionistët? Dhe po të shikosh me vëmendje këto, nëse ata nuk kanë fëmijët e tyre për t'i ndihmuar për pjesën ekonomike, besoni që asnjë pensionist nuk e mbyll muajin. Ndërkohë, pensionistët nuk duhen trajtuar si me lëmosha. Pensionistët duhet të kenë minimalja 400 deri në 500 euro për të jetuar minimalisht një pension.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco