Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

‘Viti i Ri vjen më herët’/ Kurti mbështet fëmijët dhe pensionistët me 100 euro

‘Viti i Ri vjen më herët’/ Kurti mbështet fëmijët dhe pensionistët me 100 euro

20:36, 24/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se edhe këtë kanë vendosur të mbështesin fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundviti në shumën prej 100 eurove. 

'Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove', shkruan Kurti në Facebook.

Postimi i plotë:

Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët.

Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët.

Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove.

Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri.

Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco