Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ftuar në ‘Ora 19’ në SYRI TV, komentoi vendimin e Këshillit të Energjisë së Bashkimit Evropian për të pezulluar Shqipërinë për dy vite, për shkak të mosplotësimit të detyrimeve të vendosura.
Bozdo theksoi se Shqipëria nuk ka përmbushur angazhimet e marra që nga dhjetori i vitit 2023, detyrime që lidhen me: Sigurinë e furnizimit me energji, një aset strategjik për vendet e BE-së, sigurinë kibernetike të rrjeteve dhe Transpozimin e direktivave dhe rregulloreve teknike, që lidhen me tregtinë ndërkombëtare dhe sistemin energjetik kombëtar.
‘Ky paralajmërim është një shuplakë që e ul qeverinë me këmbë në tokë dhe tregon realitetin e administratës shqiptare,’ tha Bozdo, duke shtuar se mungesa e përparimit dyvjeçar tregon qartë retorikën boshe të qeverisë.
‘Sekretariati i Vjenës dhe komuniteti i energjisë që prisnin për detyrat e lëna për Shqipërinë. Në dhjetor të dy viteve përpara, 2023-shin, ende nuk ka raportime për atë, për ato detyra dhe angazhime që pala shqiptare, qeveria shqiptare kishte marrë dhe këto janë angazhime të rëndësishme, nuk janë angazhime të cilat mund, mund të, mund të kalojnë me një të rënë të lapsit.
Këto kanë lidhje me sigurinë e furnizimit me energji dhe energjia është strategjike dhe sot të gjitha vendet në radhë të parë, edhe për zhvillimet gjeopolitike, energjinë e konsiderojnë asetin e tyre kryesor. Ka kanë lidhje me sigurinë kibernetike të rrjeteve. Ka lidhje me transpozimin e plotë të disa direktivave, por edhe disa rregulloreve teknike me tregtinë ndërkombëtare të energjisë, me çështje të cilat janë teknike dhe jo vetëm teknike, janë, kanë lidhje me sistemin tonë të energjisë. Dhe për një vend i cili të paktën me fjalë, i ka vënë vetes detyrë kryeministri që të përfundojë procesin e hyrjes në Bashkimin Evropian me anëtar me të drejta të plota brenda pothuajse katër viteve, sigurisht që një shuplakë e tillë na tregon qartë, ul qeverinë me këmbë në tokë, na tregon qartë se çfarë tutje retorikës, çfarë është duke ndodhur me administratën dhe me qeverinë shqiptare. Përveç retorikës çfarë duhet të bëjmë, shikoni se ku jemi. Dhe paralajmërimi që marrim që në qoftë se nuk raportohet dhe nuk plotësohen kushtet.
Që të kuptojmë, komuniteti i energjisë dhe sekretari i Vjenës që shërben si sekretariat për këtë, dhe traktati me vende, kjo është, nëse mund ta themi një paradhomë për të hyrë në Bashkimin Evropian. Pra, tregu i energjisë i të gjithë vendeve që bëjnë pjesë në këtë traktat, duhet të përshtatet në mënyrë të tillë, nga pikëpamja e legjislacionit, nga pikëpamja e ekonomisë, nga pikëpamja e kapaciteteve institucionale, në atë mënyrë saqë hyrja në tregun e përbashkët të energjisë së Bashkimit Evropian të jetë sa më e butë, sa më e lëmuar. Pra, të mos krijojë problematika. Se me hyrë aty brenda pastaj ke obligime të tjera që rrjedhin nga të qenurit anëtar.
Ne kemi dy vjet që nuk bëjmë asgjë në këtë pikë dhe me sa duket ja ku erdhi dhe paralajmërimi’, tha ndër të tjera deputeti Eno Bozdo në SYRI TV.
© SYRI.net