Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Hoxhaj: Rama peng i grupeve kriminale! Paqja fiskale, mekanizëm i pastër për pastrim parash

18:55, 24/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qeveria shqiptare vijon të këmbëngulë në miratimin e një amnistie fiskale, pavarësisht kundërshtimit të prerë dhe të unifikuar nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar, Dhomën Amerikane të Tregtisë dhe Bashkimin Europian.

I ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Julian Hoxhaj, theksoi se kjo iniciativë e kryeministrit Edi Rama, po refuzohet kategorikisht nga institucionet ndërkombëtare dhe shihet si një mekanizëm i pastër për pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit.

Sipas Hoxhaj, modeli i propozuar nga qeveria është identik me atë të refuzuar në vitet 2020-2022, një model që u jep mundësi kompanive të ndryshme të legalizojnë para me origjinë të paligjshme.

Mekanizmi funksionon duke lejuar bizneset të "rishikojnë" bilancet e tyre, të deklarojnë fitime fiktive që në fakt janë para kesh nga aktivitete kriminale, dhe t'i bëjnë të ligjshme duke paguar një taksë minimale prej vetëm 5%.

Reagimi i fundit kundër këtij neni erdhi nga FMN, i cili u shpreh vetëm një ditë pasi Kryeministri Edi Rama e mbrojti publikisht projektin pas një takimi me bizneset e ndërtimit.

Hoxhaj: FMN-ja është nga të fundit që reagon dhe reagimi i saj vjen pasi kryeministri, pra një ditë pasi kryeministri në fakt doli dhe e mbrojti publikisht paqen fiskale. Pas takimit të djeshëm që pati me bizneset e sektorit të ndërtimit, por jo vetëm.

Dhe ajo që është interesante është që paqja fiskale, i gjithë spektri ndërkombëtar, ashtu si në vitin 2020, 2021 deri në 2022 sa qeveria u tërhoq për amnistinë fiskale, edhe në këtë rast është në unison, pra kanë dalë kundër, sepse është i njëjti projekt, i njëjti model, që u jep mundësi kompanive të ndryshme në Shqipëri për të pastruar paratë. Sepse kanë gjetur mekanizma të tillë për shembull që kompanitë do të duhet të rishohin bilancet e tyre, të bëjnë rregullimin e fitimit duke i paguar shtetit një tarifë 5% domethënë, por që nëpërmjet këtij rishikimi të bilanceve, kompanitë kanë tashmë në dorë që të fryjnë, të rrisin fitimet e tyre, të deklarojnë fitime që nuk i kanë pasur kurrë, por që janë në fakt para të cilat do të pastrohen, që janë para kesh, të futura në rrugë të ndryshme në Shqipëri, apo para të korrupsionit dhe të drogës, e të tjerë e të tjerë. Pra kjo është vetëm një nga çështjet. Dhe FMN-ja, dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Tiranë dhe institucione të tjera ndërkombëtare, e shohin këtë si një mekanizëm të pastër, edhe Bashkimi Europian, pra mekanizëm të pastër për pastrimin e parave. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco