Berisha: Bashkëluftëtarët e mi po njohin terrenin! Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

Berisha: Bashkëluftëtarët e mi po njohin terrenin! Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

20:22, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Duke folur për mediat, kryetari i PD-së, Sali Berisha, bëri të ditur se opozita po përgatitet për një fazë të re protestash të organizuara dhe të përqendruara.

Duke theksuar se ‘bashkëluftëtarët’ e tij po njohin terrenin, Berisha deklaroi se parlamenti, kryeministria dhe Surreli do të jenë në qendër të aksionit opozitar, të cilat ai i cilësoi si epiqendrat e pushtetit të korruptuar.

Mesazhi i tij ishte i qartë: përballja me qeverinë e Edi Ramës do të intensifikohet dhe opozita synon ta çojë betejën politike drejtpërdrejt në zemër të institucioneve që, sipas saj, përfaqësojnë farsën elektorale dhe kapjen e shtetit.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Një njohje të terrenit.

Duhet të jenë të gjithë bashkëluftëtarët e mi.

Bashkëluftëtarët e mi duhet të dinë të gjitha drejtimet se cilat do të jenë fushat e demonstratave dhe protestave të fuqishme të ardhshme.

E thashë edhe njëherë, do jetë kryeministria, do jetë parlamenti, do jetë Surreli, se këto janë qëndrat e krimit.

Ky parlament është i ndërtuar mbi farsën elektorale dhe është pushtuar komplet nga Edi Rama.

Kryeministria është sot ndërtesë krimi të shëmtuar, të gjithanshëm, dhe Surreli, siç e patë ju, del me aferat më të paimagjinueshme, me pengmarrje dhe gjëra të tilla.

Këto tre qendra do jenë në fokusin e popullit protestues.

Me radhë.

Me një fjalë, shpëtim nuk ka.

Edi Rama është në rrethim, Edi Rama nuk ka shpëtim.

Nuk jep dorëheqjen ai, do ta heqim ne.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco