Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Berisha takim në Kurbin, demokratët i shpalosin pankartën: Ne të duam, ne të besojmë

18:23, 20/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së Sali Berisha u prit me entuziazëm nga demokratët e Kurbinit në takimin që po mbahet sot pasdite.

Në godinën e shtëpisë së Kulturës ku po mbahet takimi ishte vendosur një pankartë e madhe ku shkruhej "Doktor Berisha, ne të duam, ne të besojmë"

Kreu i degës së PD-së së Kurbinit Edmond Shkoza shprehu mirënjohje të thellë për strukturat dhe qytetarët e Kurbinit, duke vlerësuar qëndresën dhe përkushtimin e tyre.

Demokratët e Kurbinit nuk u dorëzuan përpara presioneve, por arritën të mbanin lart "parimet dhe dinjitetin, krenarinë dhe shpresën" tha ai.

“Falenderoj qytetarët që morën pjesë në procesin e votimit dhe që nuk u shitën përballë blerjeve e presioneve’ theksoi Shkoza.

Në këtë foltore, Berisha shoqërohet dhe Agron Gjekmarkaj, drejtuesi politik i qarkut të Lezhës dhe Gjin Gjoni, deputeti i PD-së.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco