Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Noka publikon VIDEO-n: Të hënën, të gjithë në protestë kombëtare

Noka publikon VIDEO-n: Të hënën, të gjithë në protestë kombëtare

18:12, 20/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka publikuar sot një video-mesazh në rrjetet sociale, përmes së cilës bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të ditës së hënë, 22 Dhjetor ora 18:00 tek kryeministria.

Ai u bën apel qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që të bashkohen në protestë, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar për të kërkuar ndryshim.

Në mesazhin e tij, Noka thekson se protesta është një reagim qytetar ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend, duke akuzuar qeverinë për korrupsion, shkelje të të drejtave dhe mungesë transparence.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco