Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Berisha: Protesta 22 dhjetorit zemërim popullor, ultimatum për largimin e Ramës

17:23, 20/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale, ku ka dhënë edhe detaje mbi protestën që do të mbahet para Kryeministrisë më 22 dhjetor. Berisha u shpreh se kjo protestë do të jetë ultimatumi që do t’i dërgohet Edi Ramës për të dhënë dorëheqjen; në të kundërt, do të përballet me zemërimin e qytetarëve dhe protesta pa ndërprerje. Berisha denoncoi se, ndërsa Belinda Balluku ka 300 apartamente, Edi Rama është pronar i 1 500 apartamenteve, ndërsa e nisi punën si kryeministër me 200 milionë euro të fshehura në parajsa fiskale. Kryedemokrati denoncoi edhe paratë e korrupsionit që jepen për të blerë mediat, duke sjellë shembujt e kapur në përgjime për Carlo Bollinon dhe Ben Blushin.


Video SYRI TV

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se në protestën e 22 dhjetorit, qytetarët do t’i japin ultimatumin Edi Ramës për largimin e tij. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, ku u ndal te vjedhjet dhe skandalet që kanë përfshirë qeverinë, Berisha tha se e vetmja përgjigje që mund t’i japë opozita është zemërimi popullor. E hëna, sipas Berishës, do të jetë vetëm fillimi i një stine protestash që do të ndalet vetëm me largimin e Edi Ramës.

Qeverisjen e Edi Ramës, Berisha e krahason me diktaturën e dytë dhe thekson se PD e di mirë se si luftohen regjimet diktatoriale dhe se më 22 dhjetor do të japë sinjalin e parë.

Berisha nuk përjashton as skenarin e një greve urie në Parlament.

Kryedemokrati solli në vëmendje edhe betejën e deputetëve të opozitës në seancën e fundit plenare në Kuvend, që sipas tij ishte ajo që prisnin jo vetëm shqiptarët, por edhe komuniteti ndërkombëtar.

Për Berishën, skandali më i fundit me Belinda Ballukun dhe vjedhjen e fondeve publike janë arsye për t’u ngritur fuqishëm kundër një qeverie që e cilëson organizatë kriminale. Këtë e argumenton me faktet e bëra publike nga dosja e zëvendëskryeministres, e cila rezulton me 300 apartamente dhe 2 jahte, ndërsa hodhi akuza se Edi Rama ka vjedhur pesëfish më shumë. Të gjitha pasuritë e përfituara në kurriz të shqiptarëve, Berisha zotohet se do të sekuestrohen dhe do t’u kthehen qytetarëve.

Nuk kanë përfituar vetëm Rama e Balluku, por edhe mediat proqeveritare, të cilat Berisha i denoncoi se si morën qindra milionë lekë për të mashtruar qytetarët.

Berisha denoncoi edhe skandalin me Portin e Durrësit, ku është i përfshirë Edi Rama.

Kryedemokrati paralajmëroi se skandale të tjera do t’i shpërthejnë qeverisë, ndaj theksoi se do të përdoren të gjitha format e rezistencës, duke nënvizuar se opozita është e gatshme të paguajë çdo çmim me revoltën e saj. Në këtë betejë, Berisha tha se PD është e hapur për të gjithë spektrin opozitar, por theksoi se disa prej tyre zgjedhin të jenë opozitë e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco