Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

SYRI TV/ Balliu takim me banorët e Astirit: Të hënën qytetarët në revoltë, vendi qeveriset nga frika e krimi

15:02, 20/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti Klevis Balliu ka zhvilluar takime me banorët e zonës së Astirit dhe të Unazës, ku ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për lidhje të forta me krimin e organizuar, si dhe për minim dhe shkatërrim të demokracisë. Balliu nuk ka lënë pa denoncuar një sërë aferash të rënda korruptive, duke përfshirë shpërdorimin e fondeve publike, presionet ndaj biznesmenëve dhe kapjen e institucioneve shtetërore, teksa u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën kombëtare të ditës së hënë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, zhvilloi një takim masiv me banorët e zonës së Astirit dhe të Unazës, ku akuzoi qeverinë e Edi Ramës për kapje të shtetit, lidhje me krimin e organizuar dhe shkatërrim të demokracisë. Gjatë fjalës së tij, ai denoncoi afera të rënda korruptive, përfshirë shpërdorimin e fondeve publike, presionet ndaj biznesmenëve dhe kapjen e institucioneve shtetërore, duke përmendur si simbol të shtetit të kapur edhe AKSHI-n.

Deputeti i PD-së u bëri thirrje qytetarëve për bashkim dhe qëndresë qytetare, duke theksuar se heshtja është aleati më i madh i pushtetit. Ai ftoi të gjithë qytetarët që të hënën, në orën 18:00, të mblidhen në revoltën paqësore përpara Kryeministrisë, duke e cilësuar këtë si një betejë për demokracinë, lirinë dhe të ardhmen e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco