Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Këlliçi fton qytetarët të bashkohen në protestën e 22 Dhjetorit: Bashkë për drejtësi dhe ndryshim

Këlliçi fton qytetarët të bashkohen në protestën e 22 Dhjetorit: Bashkë për drejtësi dhe ndryshim

13:40, 20/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi zhvilloi një takim me qytetarët në zonën e Njësisë nr. 9 dhe në rrugët e gjithë Tiranës, duke shpërndarë mesazhin e protestës kombëtare të së hënës.

Ai ftoi çdo qytetar të ndershëm dhe të revoltuar të bashkohet në këtë aksion për të kërkuar drejtësi dhe ndryshim.

Protesta, që do të mbahet më 22 dhjetor në orën 18:00 përballë kryeministrit të akuzuar për korrupsion masiv, është një mundësi për të shpallur një qëndrim të qartë kundër qeverisë që ka degraduar demokracinë dhe ka kërcënuar të ardhmen e brezave të rinj. 'Të hënën, të gjithë bashkë për një Shqipëri të pastër dhe të drejtë!'-u shpreh ai

 

Postimi: 


Në rrugët e Njësisë nr. 9 dhe të gjithë Tiranës për të shpërndarë lajmin e protestës kombëtare të së hënës.
Çdo qytetar i ndershëm, i revoltuar është i mirëpritur në shesh.
Për demokracinë, për të ardhmen e fëmijëve tuaj 
Të hënën, më 22 dhjetor, në orën 18:00, përballë kryeministrit më të korruptuar të Europës!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco