Në një thirrje për unitet dhe veprim, Sali Berisha theksoi se revolta e qytetarëve është kyç për të larguar regjimin aktual të Edi Ramës, duke e krahasuar atë me diktaturat e kaluara të Bokasos dhe Mobutus.
Ai theksoi se PD dhe qytetarët e Shqipërisë janë të gatshëm të paguajnë çdo çmim për të përmbysur një regjim të tillë, që sipas tij ka varfëruar dhe shtypur popullin shqiptar përmes një farsë elektorale dhe korrupsioni të thellë.
Berisha ftoi gjithashtu qytetarët të bashkohen në protestën e radhës për të dërguar një mesazh të qartë ndaj këtij regjimi të korruptuar dhe për të nënvizuar gatishmërinë për të luftuar për liri dhe drejtësi.
Fjala e tij:
Edhe njëherë u falënderoj për vëmendjen.
U ftoj të bashkohemi të hënën për t’i dëshmuar shqiptarëve dhe botës që nuk pajtohemi kurrë me një regjim alla-Bokaso, alla-Mobutu.
Me një regjim të kësaj organizate kriminale që ka vjedhur në përmasa që tejkalon çdo lloj kufiri.
Që ka varfëruar dhe mjeruar shqiptarët.
Një regjim që qëndron mbi farsën elektorale dhe zgjedhjet e vjedhura.
Kapitulli më i zi është tek AKSHI, tek sipërmarrja e familjes Rama, por ai është hetim në zhvillim.
Ndaj dhe të nisim betejën tonë.
Ne e kemi përmbysur 35 vite më parë një diktaturë, ne do ta përmbysim këtë diktaturë, të gatshëm për të paguar çdo çmim me revoltën tonë.
© SYRI.net