Ish-deputetit i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një reagim në rrjete sociale tha se Shqipëria ndodhet nën një regjim të kapur nga korrupsioni, ku pushteti është përqendruar në mënyrë absolute në duart e kryeministrit Edi Rama.
Vasili shkruan se Rama ka ndërtuar një pushtet mafioz supervertikal, të komanduar dhe kontrolluar tërësisht prej tij, ku çdo vendimmarrje politike, ekonomike dhe institucionale buron nga zyra e kryeministrit.
Sipas Vasilit, kjo zyrë është shndërruar në një qendër shpërndarjeje parash, favore dhe ndikimi, me qëllimin e vetëm vetëmbajtjen e pushtetit me çdo kusht. Qeveria, në këtë skemë, funksionon si një strukturë e mirëorganizuar mafioze, ndërsa kryeministri sillet si padrino, ku ministrat janë të nënshtruar dhe pa autonomi vendimmarrëse.
Ish-deputeti thekson se faktet tregojnë se Rama është vetë personi që vendos për ndarjen e tenderave miliona euro, koncesioneve strategjike, licencave dhe pasurive publike, duke u shndërruar, sipas tij, në kryedispecerin e shpërndarjes së miliardave euro para publike tek grupe dhe individë mafiozë.
Deklarata e plotë:
Rama eshte padrinua i pandemise korruptive, vetem largimi i tij eshte zgjidhja!
Rama ka krijuar nje pushtet mafioz supervertikal, te perqendruar i gjithi ne doren e tij, te komanduar e te kontrolluar nga ai.
Zyra e tij eshte kthyer ne nje guvë mafioze, qe shperndan para e favore gjithfaresh me qellimin e vetembajtjen e pushtetit me cdo kusht.
Qeveria eshte kthyer ne nje strukture mafioze dhe Rama ne nje padrino ku te gjithe ministrat i puthin atij doren njelloj si kapo mafiet siciliane.
Siç provojne fakte pa fund Rama eshte ai vete personalisht qe jep tendera miliona euro, puse nafte, licenca kazinosh e deri tek kufijte e Shqiperise.
Edi Rama eshte kryedispeceri i ndarjes se miliarda euro para' publike grupeve e individeve mafiozë.
Rama eshte paguesi i McGonigaleve dhe mjaft personazheve te huaj nga perendimi ne lindje, qe lobojne per te genjyer ne favor te tij dhe per te mbuluar narkoshtetin e njohur boterisht.
Rama eshte pagatori dhe kapësi i mediave me te medha te vendit duke ngopur ato me parate e korrupsionit dhe pastaj ato funksionojne si tentakula mafioze me detyre te kapin per gryke dhe asfiksojne opinionin publik.
Rama eshte paguesi i nje brigade te tere gazetaresh gjithfaresh nga spurdhjake te rinj e te plakur, te paditur e te pacipe, qe shperndajne mesazhet mafioze qe mbrojne ate dhe vjedhjen.
Rama eshte pagatori i gjithfare banditesh qe marrin qindra tendera dhe pastaj shfaqen ne ditet e zgjedhjeve qe terrorizojne votuesit, komisioneret.
Problemi eshte nje dhe i vetem, pra eshte ai Rama.
Kushdo palaco mediatik qe ben sikur merret me opoziten dhe ben sikur harron miliarda euro te vjedhura, rruge te shembura, sherbime qe nuk u jepen qytetareve, eshte nje palaco i paguar nga Rama.
Ne çdo sekonde shteti dhe taksat vetem grabiten dhe mbrojtja publike eshte zero sepse Rama ka krijuar policine me te poshter dhe te lidhur me krimin qe Shqiperia ka pare ndonje here.
Largimi i Rames eshte clirimi i vetem dhe shpetimi real i vendit.
© SYRI.net