Gjatë fjalës së tij, kreu i PD Sali Berisha theksoi se abuzimet e zbuluara së fundmi përbëjnë një alarm të fortë për shoqërinë shqiptare dhe një thirrje të drejtpërdrejtë për qytetarët që të reagojnë kundër asaj që ai e cilësoi si një organizatë kriminale në pushtet.
Berisha u shpreh se përmasat e korrupsionit dhe grabitjes së pasurive publike janë të paimagjinueshme dhe se këto zhvillime duhet të zgjojnë ndërgjegjen e çdo shqiptari për t’u ngritur dhe për t’i dhënë fund, sa më parë, këtij sistemi abuziv që ka përdorur pushtetin për përfitime personale në kurriz të qytetarëve.
Fjala e tij:
Java shënon një kthesë të madhe në ndërgjegjen e çdo shqiptari, e cila i bën të mundur atij të motivohet për të larguar këta tam-tamë makutë, këta Gedafër, Bokasa e Mobutu.
Bastardë që kanë përdorur pushtetin e tyre për të përvetësuar taksat, pasuritë, pronat e qytetarëve shqiptarë çdo
Ndaj dhe duhet të them me bindje se këto abuzime, që asnjë shqiptar ose shumë pak shqiptarë mund t’i imagjinonin, janë një thirrje e fuqishme në ndërgjegjen e çdo qytetari të ngrihemi.
Të ngrihemi, të themi fjalën tonë, t’u rezervojmë këtij grupi, kësaj organizate kriminale, fundin e turpshëm që meritojnë sa më parë.
© SYRI.net