Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Protesta para kryeministrisë/ Lapaj: Rama nuk i mbajti premtimet, të dorëhiqet

Protesta para kryeministrisë/ Lapaj: Rama nuk i mbajti premtimet, të dorëhiqet

12:33, 20/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kanë nisur një protestë para Kryeministrisë, ku kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
Pak minuta pas fillimit të protestës, u shënuan përplasje mes disa protestuesve dhe forcave të policisë.

Gjatë protestës u dëgjuan thirrje kundër kryeministrit, ndërsa protestuesit shprehën pakënaqësitë e tyre lidhur me situatën në vend dhe akuzuan qeverinë për afera korruptive, duke kërkuar largimin e saj.

Prej disa ditësh, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, së bashku me aktivistë të tjerë, ndodhen pranë selisë së qeverisë, duke deklaruar se do të vijojnë qëndrimin e tyre aty deri në përmbushjen e kërkesave.

“Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha, Rama gënjeu dhe nuk i mbajti
Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. Nuk trembem nga procedimet penale.”, tha Lapaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco