Zbardhen detaje të reja nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve ku SPAK kërkon heqjen e imunitetit për ti hapur rrugë arrestimit të zv/kryeministres, njëkohësisht ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Maxhoranca këmbëngul të mbajë te fshehta provat e SPAK për numrin 2 të qeverisë e marrë e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe në hetim për të paktën 7 tendera të tjerë.
Gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta informon se opozita ka kërkuar të marrë USB me vete e t'a shqyrtojë por PS kërkon të mos dalë nga mbledhja dokumentacioni.
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u ka thënë demokratëve për provat që ndodhen në USD “Shihni këtu dhe mos i merrni me vetë”.
Qëndrimi i Ballës është krejt tjetër nga ajo që ka deklaruar SPAK, duke demaskuar teorinë e maxhorancës se kemi të bëjmë me sekret hetimor dhe provat mbahen të fshehura pasi ka kërkuar SPAK
Nga ana e tyre prokurorët deklaruan se materiali i USB-së mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e këshillit të mandateve.
Po diskutohet edhe shtyrja e mbledhjes.
Lexo dhe: Syri Tv zbardh debatet në Këshillin e Mandateve! Bardhi: Mbledhja të jetë e hapur
© SYRI.net