Gjithsecili nga ne e ka dëshirë integrimin Evropian të Shqipërisë. Por ngutja për të deklaruar zhvillime demokratike në një vend që qeveriset nga bandat kriminale është shumë i çuditshëm. Shqipëria nuk duhet të pranojë të merret me dhunë në BE, por ta meritojë atë status. Kështu ka mundësi që të jete i barabartë më vonë kur do ti duhet te marrë vendime të ndryshme ndoshta nga ato që kanë vendet tashmë anëtare.
Por nëse ndodh që të pranohet sipas kushteve të tyre atëherë edhe sot, edhe me vonë Shqipëria nuk do të ketë mëvetësinë e saj që të marë ndonjë vendim.
Gjatë ditës së sotme kur është hapur edhe një grup kapitull tjetër për anëtarësimin Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin tha në konferencën për gazetarët se kjo është hapja e grupkapitullit të fundit të negociatave me BE.
Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese dhe se është frymëzim në Ballkan.
Por unë nuk e di nëse Marta Kos është në dijeni që zëvendësja e atij që ka në krah është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për afera të rënda korrupsioni. Dhe sipas mediave të shumta në tryezën e bisedimeve kur është negociuar afera korruptive e Tunelit të Llogarasë ka qene edhe Edi Rama.
Nuk e di nëse Gonzato nga Tirana ka njoftuar shefen e tij ne BE për afërën tjetër shumë të rrezikshme edhe për Shqipërinë por edhe për BE.
Ai që ka në krah Marta Kros, që është edhe përfaqësuese e BE për zgjerimin, ka pritur në zyrën e tij dhe u ka dhënë licensa njerëzve të Kartelit Sinaloa që është shpallur tashmë organizatë terroriste nga SHBA që është edhe aleati kryesor dhe strategjik i BE jo vetëm në NATO.
Apo këto nuk i di Marta Kos. Ajo di atë që i kanë thënë të bëjë sorositët e majtë të Evropës, të sponsorizuar prej fondacioneve të tij, që Edi Rama na duhet në krye të qeverisë dhe integrimi mund te jetë një arme e mirë që ai të vijojë të rrijë në pushtet. Si shpërblim ai do të përdoret si tellall konferencë me konferencë për të goditur politikat e Trump me kllounizmin e tij të lindur.
Një gjë nuk harroi ajo në deklaratë të saj që qeveria e Ramës duhet të punojë më opozitën dhe shoqërinë civile për integrimin. Strategji të cilën Rama nuk e ka në Agjendë. Sepse në plan të parë ai ka burgosjen e opozitës dhe ndalimin e fjalës së lirë në kuvend e kudo.
© SYRI.net