Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gaza, Abdullah Xhabir, një banor në rripin e Gazës, ka treguar situatën reale në të cilën ndodhen aktualisht.
Xhabir është shprehur se në Gaza ka ende trupa izraelite, ndërsa rrëfen vështirësitë e jetesës nën bombat e forcave ushtarake të Izraelit.
Abdullah Xhabir: Unë po flas nga çadra ime. Ne po rrimë në zona që janë afër jugut të gazës sepse aty ku ndodhej shtëpia ime nuk është hapur ende rruga. Ndodhet në veri të Gazës. Aty ka ende trupa ushtarakë izraelit. Ne po presim të hapet zona që të kthehemi në shtëpitë tona, në qoftë se i gjejmë ato.
Jetojmë afër kufirit me Egjiptin. Më shumë se 80 për qind e banorëve të Gazës, sot jetojnë në çadra. Shtëpitë janë të dëmtuara në çdo vend. Shtëpia ime ishte goditur 3-4 herë me tank, ishte djegur por në fund kemi mundur të pastrojmë një dhomë për të qëndruar brenda, por në muajin mars u largova nga andej dhe nuk asnjë lloj ideje nëse ekziston si shtëpi apo jo.
Jetesa në çadër është shumë e vështirë. Nuk është çështja se po rri në çadër, por problemi është që po jetojmë në një zonë ku nuk ka ujë për të pirë, për tu larë. Nuk ka ushqim për të ushqyer trupin. Tani shyqyr zotit ka pak ushqim, që është i shtrenjtë që ta blejmë dhe të hamë. Por prapë, mishi, peshku, pula, kemi gati 2 vjet që nuk kemi ngrënë. Vezë s’kemi ngrënë, qumësht s’kemi pirë. Fruta e zarzavate nuk ka. Ne hamë vetëm në kanaçe pak bukë dhe fëmijët po kalojnë periudhë të vështirë. Trupi i tyre nuk ka rezistencë. Sëmundje dhe viroza ka plot, ilaçe nuk ka. Gjendja është një tmerr.
Shumë pranë kufirit këtu janë zonat izraelite dhe jetojnë në luks. Ndërsa ne këtu na heqin ushqimin, na vrasin me armë dhe vetë jetojnë në shtëpi luksoze që janë ndërtuar në tokën tonë që e kanë zaptuar, me pasuritë tona.
© SYRI.net