‘Skuterët po sekuestrohen pa ligj...’/ Aktivistja: Policia po vepron vetëm me një njoftim të ministres në FB

09:40, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktivistja e ‘Drejtësisë Sociale’, Sidorela Vatnikaj, ka reaguar ndaj aksionit të Policisë së Shtetit për ndalimin dhe sekuestrimin e mjeteve elektrike si monopatina, skuterë e biçikleta, duke i cilësuar të paligjshme dhe të pabazuara në asnjë akt normativ aktual. E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’, në Syri TV, Vatnikaj tha se veprimet e fundit janë mbështetur në një vendim qeverie të vitit 2000, i cili nuk mund të zbatohet për mjete që në atë kohë nuk ekzistonin. Ajo thekson se nuk ka ende një ligj specifik që rregullon përdorimin apo ndalimin e këtyre mjeteve, ndaj çdo ndëshkim është i padrejtë dhe i pabazuar në ligj.

SIDORELA VATNIKAJ: Aplikimi ka mbetur në vullnetin e policisë, i cili bën edhe ndalimin e qytetarëve sepse nuk kanë një bazë ligjore për çfarë pretendojnë mbi monopatinat. Baza ligjore që po ndalojnë monopatinat, skuterat elektrikë, motorët elektrikë, biçikletat elektrike...është një VKM. VKM 153 e vitit 2000, pra një kohë kur këto mjete nuk kishin ekzistuar fare e jo më të ktheheshin në një problem.

Kështu që, sesi bëhet ndalimi apo kush janë kushtet që bëhet sekuestrimi, konfiskimi i pronës private të qytetarit, kemi pyetur dje tek Policia Rrugore, por nuk na kanë dhënë një përgjigje. Na kanë thënë që po i sekuestrojmë sepse nuk kemi bazë ligjore, po presim 30 ditë që të dalë baza ligjore. Imagjino sa absurde dhe sa pa logjikë është që fillimisht ta ndëshkosh qytetarin për një kundravajtje që në këtë moment nuk rregullohet me ligj, pra nuk është problemi që këtu vetëm janë sekuestruar skuterët, monopatinat, biçikletat elektrike, problemi është që Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme ka vepruar pa bazë ligjore.

Që do të thotë se, nga ana tjetër sekuestrimi që po bëhet nuk ka lidhje me urdhrin e ministres. Pra, në gjithë këtë pikë, unë jam totalisht e paqartë dhe përveçse...jam e qartë vetëm në një pikë, që nuk ka ligj dhe ai ligj që është, është shkelur. Në këtë kuptim, ndalimi i skuterëve sigurisht që është një problem i madh, sigurisht që si përdoruese skuteri...sigurisht që kam patentë shoferi prej 6 vitesh, kam përdorur skuterin prej 4 vitesh, jam me kokore etj etj, jam e qartë për rregullat e sigurimit në rrugë e me radhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco