'Begaj në xhepin e mazhorancës'/ Dedaj: Shërbëtor i Ramës, Presidenti u përdor për të provokuar opozitën

09:25, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Everest Dedaj, nga studioja e emisionit “Kafe Shqeto”, komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend, pasi kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, një ditë më parë ka renditur të gjitha nenet dhe shkeljet e rënda të Kushtetutës, të bëra sipas tij nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, duke kërkuar shkarkimin e tij.

Dedaj u shpreh se Presidenti Begaj do të mbahet mend si “i vetmi president që nuk ka marrë asnjëherë një rol moderimi në krizat politike të vendit”.

Është për të ardhur keq për faktin se do mbahet mend si i vetmi president i cili nuk ka marrë asnjëherë një rol moderimi të krizave politike, apo të luajë një rol në krizat politike. Kemi parë një moment shumë të vështirë të parlamentit kur kishte një tentativë të drejtpërdrejtë të mazhorancës për të zhbërë opozitën, pra ishte mazhoranca ajo që tentonte të emëronte apo të përcaktonte se kush është opozita në parlament,” – deklaroi Dedaj.

Sipas gazetarit, në atë kohë “mazhoranca ia kufizoi opozitës të gjitha të drejtat kushtetuese, me rregullore të Kuvendit, me komisione hetimore, interpelanca dhe çdo instrument tjetër parlamentar”.

Dedaj kujtoi se “i vetmi moment kur presidenti tentoi të vinte në parlament ishte kur opozita ishte në protestë”.

“Presidenti u përdor, erdhi në seancë parlamentare për të mbajtur një moment solemn dhe iku me turp, sepse e dinte dhe ishte paralajmëruar se do kishte protestë në Kuvend. Erdhi për të provokuar opozitën,” – u shpreh ai.

Gazetari shtoi se për pjesën tjetër të mandatit, Begaj “është parë si një zgjatim, si një shërbëtor nën urdhrat e kryeministrit”.

“Kur kryeministri kishte zhvillime në Kryeministri me dekretime apo me shkarkime ministrash, i jepte urdhër Bajram Begajt edhe në ditë të diel dhe priste me orë të tëra në parlament që ta nxirrte dekretin kur Rama ia përcaktonte, madje edhe me orar fiks,” – tha Dedaj.

Në vijim, Dedaj e cilësoi shqetësues reagimin e mazhorancës pas konferencës së Gazment Bardhit.

“Ajo çka e bën më shqetësuese dhe e ekspozon si një njeri në xhepin e mazhorancës është fakti se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akoma nuk e kishte mbaruar konferencën për mediat, dhe në mënyrë aspak serioze, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pa pritur qoftë edhe për të parë letrat, doli dhe tha: ‘Ne nuk e shkarkojmë sepse presidenti Bajram Begaj nuk ka bërë asnjë shkelje’,” – përfundoi Dedaj.

Dedaj:

Është për të ardhur keq për faktin se do mbahet mend si i vetmi president i cili nuk ka marrë asnjëherë një rol moderimi të krizave politike, apo të luajë një rol në krizat politike. Kemi parë një moment shumë të vështirë të parlamentit kur kishte një tentativë të drejtpërdrejtë të mazhorancës për të zhbërë opozitën, pra ishte mazhoranca ajo që tentonte të emëronte apo të përcaktonte se kush është opozita në parlament, ishte një moment kur mazhoranca ia kufizoi të gjitha të drejtat kushtetuese dhe me rregullore të kuvendit opozitës, me komisione hetimore, me interpelanca, me seanca dëgjimore, me çdo lloj instrumenti që opozita ka për të përdorur në parlament.

I vetmi moment kur presidenti tentoi të vinte në parlament, ishte kur opozita ishte në protestë, pra nuk lejonte seanca parlamentare pikërisht për këto arsye që përmenda më sipër.

Presidenti u përdor, erdhi në seancë parlamentare për të mbajtur një moment solemn, dhe iku me turp, iku me turp se ai e dinte dhe ishte paralajmëruar se do kishte protestë në kuvend. Erdhi për të provokuar opozitën, i vetmi moment kur mbahet mend presidenti, gjithçka tjetër e kam parë si një zgjatim, le të themi si një shërbëtor nën urdhrat e kryeministrit, kur kryeministri kishte zhvillime në kryeministri me dekretime apo me urdhërime apo me shkarkime ministrash, i jepte urdhër Bajram Begajt edhe në ditë të diel dhe priste me orë të tëra edhe në parlament në mënyrë që ta nxirrte dekretin kur Rama ia përcaktonte, edhe me orar fiks.

Ajo çka e bën më shqetësuese dhe e ekspozon si një njeri në xhepin e mazhorancës është fakti se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi akoma nuk e kishte mbaruar konferencën për mediat, dhe në mënyrë aspak serioze kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, pa pritur qoftë edhe për të parë letrat, doli dhe tha: “Ne nuk e shkarkojmë sepse presidenti Bajram Begaj nuk ka bërë asnjë shkelje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco