Zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho, gjatë konferencës për gazetarët prezantoi projektligjin e depozituar në Kuvend, për sa i përket uljes së TVSH-së për produktet bazë të shportës.
Xhixho theksoi se qeveria nuk mori asnjë masë për uljen e çmimeve me synim lehtësimin e familjeve në kohë inflacioni.
Ajo tha se në këto kushte është e nevojshme që të hyjë politika fiskale.
Xhixho: Premtim rezultoi një mashtrim në listën e gjatë të mashtrimeve elektorale. Asnjë masë nuk është marrë nga qeveria për uljen e çmimeve për të lehtësuar familjet. Qe vetëm propagandë.
Të nderuar qytetarë në kushtet e inflacionit të lartë dhe rritjet e kostove të jetesës bëhet e nevojshme që politika fiskale të hyjë. PL ka depozituar në parlament projektligjin për tatimin e vlerës së shtuar.
Me këtë propozim kërkojmë një shtesë në këtë ligj. Shkalla e tatimit të aplikohet në masat e shportës bazë. Ne kemi bindjen se ulja e TVZH në 5%, nuk është vetëm një masë ekonomike por sociale.

Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka theksuar se projektligji propozon uljen e TVSH-së nga 20% në 5% për 23 produkte ushqimore bazë të shportës.
Postimi i plotë:
Partia e Lirisë mban fjalën!
Depozituam në Kuvend projektligjin për uljen e TVSH-së nga 20% në 5% për 23 produkte ushqimore bazë të shportës.
🎯 Qëllimi ynë është i qartë:
✅ Çmime më të ulëta
✅ Ulje e kostos së jetesës
✅ Më shumë lehtësi për familjet shqiptare
✅ Mbështetje konkrete për ekonominë familjare
Partia e Lirisë qëndron në krah të qytetarëve, me zgjidhje konkrete që prekin jetën e përditshme.
Ne besojmë se politika duhet të shërbejë për njerëzit dhe ky është një hap konkret drejt një jete më të mirë dhe më të përballueshme.
🛒 23 produktet që përfshihen në uljen e TVSH-së:
🥖 Bukë
🌾 Miell gruri
🍚 Oriz
🍝 Makarona
🌻 Vaj ushqimor
🍬 Sheqer i bardhë
🧂 Kripë e jodizuar
🥛Qumësht / Kos
🧀 Djathë i bardhë
🥚 Vezë të freskëta
🥩 Mish
🐟 Peshk
🥔 Patate
🧅Qepë
🧄 Hudhra
🫘 Fasule të thata
🍛 Thjerrëza
🌱 Bizele
🥕 Karrota
🍅 Domate
🍎🍐 Fruta
🚰 Ujë i ambalazhuar
© SYRI.net