Për ekspertin e sigurisë për çështjet ndërkombëtare, Ergys Muzhaqi, ‘paqja e përjetshme’ në Lindjen e Mesme vështirë të arrihet, referuar edhe historisë mijëra vjeçare atje, për shkak se rajoni është një pikëbashkimi i tre feve kryesore atje.
I ftuar në edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, Muzhaqi tha se nga pikëpamja politike, sigurisë dhe doktrinës fetare, në Lindjen e Mesme do të ketë trazira dhe zhvillime të rëndësishme, madje deri aty sa mund të ndryshojnë fatin e të gjithë botës.
Por përtej kësaj analize, Muzhaqi ka pritshmëri mbi marrëveshjen e firmosur këtë të hënë në Egjipt nën udhëheqjen e burrave të mëdhenj të shteteve të rajonit, pasi Trump arriti të bindte edhe vetë anëtarët e ekstremit të djathtë në qeverinë e Netanyahut, që për skeptikët nuk do të jetë afatgjatë si marrëveshje.
Sipas Muzhaqit, gjenialiteti i Trump, qëndron në faktin se marrëdhënia SHBA-Izrael është e panegociueshme, e si e tillë, shtet myslimane sunite janë dakordësuar për ‘paprekshmërinë’ e Irzaleit, sa kohë që ky i fundit iu qëndron kufijve të tij dhe normave ndërkombëtare.
‘Trump e menaxhoi botën sunite dhe një qeveri gjenocidale, si anëtarët e ekstremit të djathtë të Netanyahut’, theksoi ndër të tjera Muzhaqi.
Trump pavarësisht se si presidenti i SHBA e ndjek linjën shtetërore, ka bashkuar të gjitha linjat për paqen e shumëpritur. Për paqe të përjetshme në atë zonë të botës apo paqe të qëndrueshme, nëse do vlerësohet nga palët për dekadë, mbetet për t’u parë. Mendoj se premisat janë të tilla. Qasja për paqe të përjetshme, pasi është një zonë prej mijëra vjeçare, si pikëbashkimi i 3 feve, kanë tentative dominimi ndër shekujsh, mendoj që dhe në doktrinat fetare do ketë trazira dhe zhvillime të rëndësishme.
Dhe nga ana politike, sigurisë dhe doktrinës fetare në atë zonë pritet të ketë trazira e zhvillime të rëndësishme për fatin e gjithë botës. Ky ka qenë shqetësimi i të gjithë botës me acarimin ekstrem në atë zonë aty. Në momentin që kemi pasur luftë në Gaza, që për OKB, lider shtetesh, edhe unë, që e kam konsideruar gjenocid. Duke pasur ndjeshmërinë e zonën, mund të kalonim në Luftë të III Botërore apo apokaliptike. Kemi një Izrael të fuqishëm ushtarakisht dhe Hamasin, në këtë luftë kishim këtë disbalancë, tërhoqi këtë vëmendjen, edhe përtej Rusi-Ukrainë, vëmendja që mori Gaza të përnjëhershme e të vazhdueshme e zbehu Ukrainën dhe konfliktet e tjera në botë. Gaza i ekipleksoi të gjithë për ndjeshmërinë që ka.
Pavarësisht këndvështrimet nga aktorët jo shtetërorë, të grupeve fetare e politike në rajon e më gjerë, kanë pakënaqësitë e tyre. Kjo nuk ishte diçka e papritur, apo dy viteve luftë në Gaza. Marrëveshja Abrahamike i uli krerët e shteteve dhe Izraelin, në një mirëkuptim paraprak për njohje reciproke të shtetit të Izraelit dhe Palestinës, nga vendet arabe dhe Izraeli. Pas marrëveshjes Abrahamike dhe lëndimit të thellë që iu dha, ndodhi 7 tetori.
Mendoj që është një tezë, pranvera arabe, lufta në Siri. Përplasjet e tjera ka bërë që të neutralizoheshin elementët ekstremistë, nga bota sunite dhe shiite që e rrethojnë Izraelin. Burrat e shteteve që drejtojnë këto shtetet, të vinin në një konsensus njerëzor, ka pasur 2 elementë që e tejkaluan pritshmëritë Marrëveshjes Abrahamike, reagimi i pavarur i Iranit dhe reagimi i ekstremit të djathtë të Netanyahut, saqë vendet sunite patën një durim shembullor që të mos lejohej përshkallëzimi siç ishte dëshira e disave në rajon, që të mos kalohej në dhjetëra milion vdekje në rajon.
Të gjitha klëto lëvizja t’i bëjnë reicprokisht palët që s’ka zgjidhje veç kësaj. Gjenialiteti i Trump është e panegociueshme, marrëdhënia e thellë SHBA-IZRAEL. E kuptuan në mënyrë të qartë e me dhimbje që kjo lloj mdh mes SHBA-Izrael eshte e palëkundshme dhe e panegociueshme, e të gjithë të merren me këtë. Trump krijoi presionin e duhur që të mos ecin të vetëm në këtë luftë, për ekstremin e djathtë. Faktori politik i Izraelit s’është i unifikuar me vendimmarrjen e Netanyahut. Shtet muslimane sunite bien dakord me paprekshmërinë e Izraelit dhe ky i fundit të ruajtjes së kufijve e normave ndërkombëtare. Trump e menaxhoi botën sunite dhe një qeveri gjenocidale si ekstremistët e qeverisë së Netanyahut.
Marrëveshja, pika e të cilave mendoj se do zbatohen. Konsensusi i gjerë i shteteve, kemi shtete të rëndësishme, Turqi, Arabia Saudite, Egjipti, s’janë vetëm aktorë të rëndësishëm rajonalë, janë aktorë që kanë aktivizim në terren. Turqit s’punojnë vetëm në diplomaci. Kanë terren në Hamas, element që mundësojnë që emocionet e lëvizjet e secilës palë të transportohen pastër te liderët përkatës. Kur është marrë ky vendim, është njohur situata me imtësi, me bindjen se do të zbatohen. Kanë rëndë dakord për të mos nxjerrë ‘AS’ nën mëngë.
© SYRI.net