Vrasja e  Astrit Kalasë/ Kolegët lule në sallën e gjyqit ku u vra gjyqtari, Komisionet Parlamentare mbajnë 1 minutë heshtje

Vrasja e Astrit Kalasë/ Kolegët lule në sallën e gjyqit ku u vra gjyqtari, Komisionet Parlamentare mbajnë 1 minutë heshtje

10:22, 07/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ditë pas ngjarjes tragjike në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku avokati Astrit Kalaja u vra me armë zjarri nga shtetasi Elvis Shkambi, Komisioni Parlamentarë mbajti sot një minutë heshtje në nder të kujtimit të tij.

Ndërkojë kolegët vendosën kurorë me lule të bardha në sallën e gjyqit ku ndodhi vrasja, si një gjest simbolik për të nderuar jetën dhe kontributin e Kalasë në drejtësi. Lulët u vendosën pikërisht në vendin ku ai u qëllua për vdekje, duke kthyer sallën e gjyqit përkohësisht në një vend homazhi.

Ndërkohë, të gjitha seancat gjyqësore në Gjykatën e Apelit janë pezulluar për sot, në shenjë zie dhe solidariteti me familjen dhe komunitetin juridik.

Homazhet për Astrit Kalajën do të zhvillohen sot në shtëpinë e funeraleve “Alba 2000”, në rrugën e Durrësit (pranë ish-ambasadës jugosllave), nga ora 10:00 deri në 13:00 dhe më pas nga ora 16:00 deri në 20:00.

Të dielën, më 8 tetor, homazhet do të vijojnë në Pallatin e Kongreseve, nga ora 09:00 deri në 11:00, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, kolegë të tij, familjarë dhe qytetarë.

Ngjarja ka ngritur shqetësim të thellë për sigurinë në ambientet gjyqësore, ndërsa autoritetet janë duke hetuar rrethanat dhe përgjegjësitë që lejuan futjen e një arme brenda gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco