Gara për Tiranën/ Opozita drejt një kandidati të unifikuar përballë Manastirliut

11:30, 01/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përfaqësuesi i Partisë Mundësia, Erald Kapri, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti, në lidhje me negociatat për gjetjen e një kandidati të përbashkët për zgjedhjet e parakohshme që pritet të zhvillohen për Bashkinë Tiranë.

Në prononcimin e tyre për gazetarët, Këlliçi, Alimehmeti dhe Kapri u shprehën se në parim kanë rënë dakord për një emër edhe jashtë politikës, por që do të përfaqësojë opozitën e bashkuar dhe do të përballet me kandidaten e PS, Ogerta Manastirliu, e cila simbolizon Covid-in dhe vdekjen në kryeqytet.

Prononcimi për gazetarët:

Këlliçi: Ishte një takim pozitiv dhe produktiv për faktin që duhet të gjejmë një kandidaturë që të unifikojë të gjithë spektrin opozitar. Të gjitha partitë politike kanë një konsensus për të dalë me një emër që do të përballet me Ogerta Manastirliun, kandidaten që simbolizon Covid-in dhe vdekjen në kryeqytet dhe në mbarë vendin dhe ta mposhtim.

Dakordësia është arritur në parim për të gjetur një emër të tillë.

Kemi diskutuar emra të përveçëm dhe profilin që duhet të kemi për kandidatin.

Do të shqyrtojmë çdo emër dhe propozim që vjen me qëllimin e maksimizimit e votave dhe mbështetjes për kandidaturën që do të dalë në emër të opozitës së bashkuar.

Alimehmeti: Ne kemi bisedime edhe me zotin Shabani. Takimi me zotin Lapaj, takim shoqëror. Takimet formale janë këtu me partitë politike.

Kapri: Figurë publike me shumë integritet. Nuk është i rëndësishëm emri por ky parim dhe jemi shumë të lumtur që PD të jetë afër këtij parimi, që janë dakord që të respektohet propozimi jonë, që një kandidat jo politik mbi palët të unifikojë opozitën në garën për Tiranën. Jemi dakord për parimin, jo emri. Nuk po vendosim asnjë kusht për emrin.

Për ne ka rëndësi parimi dhe asnjë kusht për emrin.

Po respektohet ky parim sepse ndryshe nuk do ishim këtu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco