Tetori Rozë/ Avatarja me gjashtë gishta e Ramës mesazh sensibilizues për gratë

Tetori Rozë/ Avatarja me gjashtë gishta e Ramës mesazh sensibilizues për gratë

11:20, 01/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fushata e Tetorit Rozë, që synon rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, është hapur këtë vit me një mesazh nga një figurë jo fortë e zakonshme.

Ministrja virtuale e shpikur nga kryeministri Edi Rama, e njohur tashmë si "Diella", ka 'publikuar' në rrjete sociale një mesazh sensibilizues për gratë dhe vajzat.

Ajo që bie në sy është fakti se avatarja e Ramës e cila shfaqet e veshur me ngjyrë rozë, në dorën e saj të djathtë ka gjashtë gishta, një gabim grafik që nuk mund të konsiderohet thjesht çështje estetike.

Image

Ky fakt ngre shqetësime serioze për mënyrën sesi qeveria përfaqëson veten dhe qytetarët në çështje të ndjeshme siç është shëndeti. 

Si mund të merret seriozisht një “ministre” që nuk përfaqëson as në mënyrë vizuale një qenie njerëzore, e aq më pak të shihet si një figurë ligjvënëse që pretendohet të jetë përgjegjëse për prokurimet publike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco