Punësimet elektorale ne administratë/ Laci: PS është, ish PK, ish PPSH - Teliti: Merr rrogën 4 vite e punon patronazhist….

10:51, 01/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv kanë qenë Dorian Teliti, Nënkryetar i Këshillit bashkiak dhe gazetari Dritan Laci.

Në bisedën në studio është komentuar gjendja në administratën publike dhe numri i lartë i punonjësve të marrë nga rilindja sidomos gjatë dhe para fushatës elektorale të 11 majit.

Dritan Laçi: Që të kuptojmë se pse ka një lloj qarkullimi të tillë njerëzish sidomos para zgjedhjeve. Por unë mendoj se nuk është vetëm para zgjedhjeve. Bëhet fjalë për një parti shtet që ka një gjenaologji të veten gati 81 vjeçare. Po flasim tani pë ata që nuk e dine, që nuk kanë një kujtesë kolektive, Partia Socialiste sot është Partia Komuniste, pastaj Partia e Punës, e pastaj Partia Socialiste. Ne këtë kuptim ka një shtrat. E për ta krijuar këtë duhen edhe njerëz. Vjen një rreth familjar dhe ideologjik që shërbejnë gjatë gjithë kohëve. Në këtë pikë PS është tek pjesa me e aftë. I merr njerëzit dhe i hedh ne tregun e punës. Edhe tek pagat, ai shikon të rriten pagat tek ata që i duhen. Nuk flet fare për standarde apo për kodin e punës por gjithmonë kujdeset që të rrisë gjithnjë e më shumë pagat në shtet. Normalisht miklon jo vetëm ata që i ka militantë por edhe ata që e shofin administratën si një vend që mund të jete i rehatshëm.

Në nuk jemi shkëputur nga koncepti parti shtet edhe si individë por edhe si shoqëri dhe shkojmë më shpejt drejt kësaj lloj rehatie që duket edhe pak si rehati arkaike, otomane.

Po të shikosh pastaj edhe dosje, apo përgjime dhe mënyra se si funksionojnë apo si e bëjnë atë inxhinierimin e tyre. Po të them një shembull të një polici që qëlloi shefin e bashkëshortes. Kjo është. E merr e bën shoqe partie e pastaj e shfrytëzon. Se këta nuk pyesin as për shoqet e respektuara të partisë. Pra janë ngopur me gjithçka dhe kalojnë tek pjesa tjetër.

DorianTeliti: Jepen para në një format të ligjshëm. Gjoja individi bën punë. Dhe në fillim të çdo muaji ai merr rrogën përkatëse për 4 vite. Ai punon pastaj këto katër vite në formatin e patronazhimit për mazhorancën. I dhuron mazhorancës katër vite të tjera. Mazhoranca e shpërblen. Një dorë që lan tjetrën. Në vitin 2013 gjithë shteti shqiptar kishte 162 mijë të punësuar. Sot ka aktualisht 184 mijë. Pra ka 24 mijë më shumë se 2013. Ndërkohë që po jetojmë në kohën e dixhitalizmit. Dhe kemi parë apo dëgjuar shpesh herë nga përfaqësues të mazhorancës që me digjitalizimin kemi shkëputur kontaktet me njerëzit. Është bërë me efiçente puna. Nga ana tjetër është ulur numri i qytetarëve. Pra me pak banorë për tu shërbyer nga administrata shtetërore. Pra në vend që të kishim një reduktim të numrit të administratës shtetërore në në total, pra të gjithë shtetit shqiptar, qeverisja qendrore, plus bashkitë SHA-të dhe të gjitha me radhë, kishte 162 mijë në 2013 dhe në vend që të uleshin ne kemi rritje.

Si shpjegohet kjo. Nuk ka shpjegim. Ka vetëm një arsyetim. Ka arsyetimin politik. Hap vende punë. Regjistro njerëz në punë. Dhe ju thuhet atyre që nuk ka nevojë që të punoni. Puna bëhet nga të tjerët. Ju vazhdoni bëni ndjekësin patronazhimin. Se në fund farë patronazhimi, ndjekje është.

Pra është shumë e qartë situata. E denoncuar me kohë, e denoncuar ndër vite. Reflektim nuk ka. Përkundrazi sa hërë që vijnë fushatat elektorale, sidomos ato qendrore gjithmonë kemi një rritje me nga 2 mijë apo 3 mijë të numrit të punonjësve. Dhe tek numri i përgjithshëm nuk janë ata që janë të punësuar me kontratat e pjesshme, apo me kod pune, apo me ore punë. Dhe sipas informacioneve tona numri i të punësuarve të administratës shkon deri ne 200 mijë të punësuar….

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco