E përzënë nga DASH/ Ja çfarë thoshte ish ambasadorja Kim për marrëveshjen e Ballukut për termocentralet

E përzënë nga DASH/ Ja çfarë thoshte ish ambasadorja Kim për marrëveshjen e Ballukut për termocentralet

09:50, 01/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Departamenti i Shtetit e përzuri nga zyrat e veta. Por ish ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim kishte menduar për ditët e saj të mëvonshme.

Në një postim në rrjetin social facebook ajo njoftoi një ditë më parë se ka filluar punë në një kompani amerikane në një post drejtues.

Ajo paska filluar punë tek Exxon Mobil në SHBA. Por nëse bën një kërkim të thjeshtë se çfarë e lidh ish-ambasadoren amerikane në Tiranë me këtë biznes të fuqishëm ndërkombëtar janë pikërisht, se Exxon Mobil ka në pronësi termocentralet e famshme të Vlorës.

Objekte këto që i marrin buxhetit të shtetit shqiptar me miliona dollarë dhe pa patur asnjë lloj rentabiliteti për prodhimin e energjisë përveç ndotjes së ambientit.

Një marrëveshje që u denoncuara ashpër nga opozita dhe mediat, por që tani po i dalin në dukje  detajet e ndërhyrjes së Kim dhe ligësia e Edi Ramës që nëpërmjet shpenzimit të parave të buxhetit të shqiptarëve të blejë mbështetjen e ambasadores amerikane e nëpërmjet kësaj edhe të Departamentit të Shtetit të SHBA.

Ja çfarë thoshte Yuri Kim në kohën kur u firmos marrëveshja.

Kim: Ky është një marrëveshje me rëndësi strategjike – nuk do të diversifikojë vetëm burimin e energjisë për Shqipërinë, por gjithashtu do të rrisë furnizimin me energji dhe sigurinë për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo hap rrugën për një investim më të madh nga SHBA, duke sjellë më shumë punë dhe mundësi për të dy vendet.

Në postimin e saj ajo kishte shpërndarë edhe postimin e zv kryeministres Balluku, që vijon të jete në këtë post edhe në qeverinë Rama 4.

Balluku: Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes MIE dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy, dëshmon përsëri partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA. E falenderoj Ambasadoren Yuri Kim për mbështetjen e saj të vazhdueshme në realizimin e qëllimeve tona!

Pra gjithçka kuptohet se si një diplomate ka përdorur autoritetin e shtetit që përfaqësonte për të krijuar lehtësitë për vete. Diçka që u provua direkt pasi u përzu nga zyrat e diplomacisë amerikane për të dalë në pension. A do të këtë një hetim për këtë marrëveshje që tymi i ka dalë akoma pa u ndezur një herë termocentrale. Këtë duhet ta thonë SPAK dhe strukturat përgjegjëse në Shqipëri. Por akuzat e opozitës, medias dhe shoqërisë civile në kohën kur u firmos marrëveshja dolën të gjithë të sakta, u vërtetuan plotësisht.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco