Mbyllja e qeverisë amerikane prek dhe ambasadën në Shqipëri/ Ja shërbimet që do kufizohen

Mbyllja e qeverisë amerikane prek dhe ambasadën në Shqipëri/ Ja shërbimet që do kufizohen

09:48, 01/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbyllja e qeverisë në Shtetet e Bashkuara ka filluar të japë efektet e saj edhe jashtë kufijve amerikanë, përfshirë Shqipërinë. Ambasada e SHBA-ve në Tiranë njoftoi sot se, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për miratimin e buxhetit federal, aktivitetet e saj në rrjetet sociale do të kufizohen ndjeshëm.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada sqaroi: Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt.

Megjithatë, shërbimet konsullore thelbësore do të vazhdojnë të ofrohen sipas mundësive, përfshirë vizat për tranzit dhe udhëtimet në SHBA, si dhe shërbimet e pasaportave: Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve të kontrollojnë statusin dhe informacionet më të fundit në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit: travel.state.gov.

Çfarë do të thotë kjo për qytetarët shqiptarë? Si rezultat, përditësimet në rrjetet sociale të Ambasadës do të jenë të kufizuara. Shërbimet e planifikuara konsullore (p.sh., aplikime për viza apo pasaporta) do të ofrohen vetëm nëse kushtet e lejojnë. Komunikimet do të kufizohen në raste urgjente të sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco