72 prej 140 deputeteve ulen sot për herë të parë në Parlament. Deputetja e PS Sara Mile e nisi ditën e saj të parë të punës me akuzat për baltosjen që i është bërë, por u gjet e papërgatitur ndaj pyetjes së Syri TV sesi ja doli të ishte më e votuara në burg. Zegjine Caushi ndryshoi retorikën politike ndaj Gazmend Bardhit, ndërsa Redi Muça i ‘lëvizjes Bashkë’ shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit me maxhorancën. Ministrat e larguar nga Rama, refuzuan të komentojnë vendimin e shefit të tyre, ndërsa nga kampi opozitar, deputetët thanë se janë të unifikuar në aksionin parlamentar.
Syri TV
140 deputetë të dalë nga zgjedhjet e 11 majit nisën zyrtarisht sezonin e ri politik në parlamentin e ri. 72 prej tyre, ulen për herë të parë në Kuvend. Deputetët e rinj, ishin në fokus të interesimin të gazetarëve, në nisje të legjislaturës së re.
Sara Mile më e votuara e Elbasanit e Partisë Socialiste, e cila akuzohet se është në Kuvend si përfaqësuese e krimit, zgjodhi ta niste ditën e parë të punës, me një aksesor simbolikë për baltën që sipas saj është hedhur kundër figurës së saj. Por megjithë vetëbesimin që kërkoi të shfaq, Mile u gjet e papërgatitur ndaj pyetjes së Syri TV, se si ka dalë më e votuara në burg, pyetje për të cilën, nuk e kishte një përgjigje.
Zegjine Caushi, një prej emrave që shkaktoi shumë polemika, dhe e cila e humbi mandatin e saj nga Rinumërimi, shkoi sot në Kuvend falë dorëheqjes se koleges së saj socialiste Maldrita Bardho. Zegjineja zgjodhi që në ditën e saj të parë si deputete, të ndryshonte tërësisht retorikën politike.
Redi Muci, deputeti i vetëm i Partisë ‘Lëvizja Bashkë’, që në nisje të seancës, e la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me maxhorancën.
Pyetjeve dhe shënjestrimit të gazetarëve, nuk i shpëtuan as ministrat tashmë të larguar të qeverisë Rama, si Ulsi Manja, e Igli Hasani të cilët zgjodhën të mos komentonin vendimin dhe të fshehin zhgënjimin.
Ndërkohë nga kampi i opozitës, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazemend Bardhi dhe sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, folën për një aksion të unifikuar dhe betejë në Kuvend.
Vëmendje ne seancën plenare, tërhoqi, edhe deputeti demokrat Bardh Spahia, i cili rikthehet në legjislaturën e 11 të Kuvendit, por me patericë, për shkak të një dëmtimi në këmbë.
© SYRI.net