Ministrja e Inteligjencës Artificiale “DIELLA” që do të merret me tenderat dhe prokurimet, është vetë Edi Rama. Me një dekret të paparashikuar në Kushtetutë, Bajram Begaj ka dekretuar Edi Ramën si Ministri Inteligjent, që tashmë do të ketë të përqendruara në një dorë të çdo prokurimi publik. Sot Begaj dekretoi Ramën për formimin e qeverisë së re, ndërsa pritet në orët në vijim të dekretojë edhe emrat e ministrave.
Syri tv
Ndërsa prezantonte kabinetit e qeverisë, kryeministri Edi Rama bëri një tjetër lëvizje për të tërhequr vëmendjen, e për të shmangur analizën mbi kabinetit qeveritar. Prezantimin e Ministrit të parë me Inteligjencë Artificiale. Siç deklaroi vetë Rama, Ministrja e pagëzuar me emrin Diella do të merrej me prokurimet publike, duke ja faturuar në këtë mënyrë algoritmeve çdo aferë apo akuzë që lidhet me korrupsionin e deritanishëm.
Ndërsa për këtë lëvizje duheshin kryer dhe procedurat ligjore, apo ekstraligjore, gjithçka e zbardh dekreti I Presidentit Bajram Begaj, për mandatimin e Edi Ramës për krijimin e qeverisë së re. Ministrja Diella, që do të merret me prokurimet dhe tenderat është vetë Edi Rama. në dekretin e tij Presidenti begaj shkruan se “Kryeministri ushtron dhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të inteligjencës artificiale Diella”. Me këtë dekret dhe tentativën për sensacion nga ana e Edi Ramës, rikonfirmohet se e vetmja lëvizje konkrete është përqendrimi i çdo tenderi dhe prokurimi në të njëjtat duar dhe prej nisjes së punës nga qeveria e re, ato do të vendosen vetëm nga një person, kryeministri Edi Rama, dhe përgjegjësinë ligjore në rast abuzimesh, do ta mbajnë algoritmet e Diellës dhe shpikja kushtetuese që prodhoi sot presidenti Bajram Begaj.
© SYRI.net