Deputetja e Elbasanit, Sara Mile, e akuzuar gjerësisht nga opozita se mblodhi një numër rekord votash pas ndikimit të kartelit të Suel Çelës, nuk iu përgjigj dot pyetjeve të SYRI TV në nisje të seancës së Kuvendit.
Gazetarja Ambrozia Meta e pyeti dy herë nëse ajo ka bërë fushatë në burg, pasi doli më e votuara aty, por Mile u shmang.
“Komentet e tjera janë shumë të tepërta në këtë moment,” tha ajo.
Fakti që është Sara Mile është deputetja e kartelit Çela është një sekret i hapur në qarkun e Elbasanit.
Opozita dhe kryetari i saj, Sali Berisha, deklaruan që në fillim se në Elbasan po ushtrohet terror nga karteli i Suel Çelës për të detyruar qytetarët që të votojnë për Sara Milen.
Fakti që një personazh i panjohur si Sara Mile mori një numër rekord votash i dha të drejtë opozitës.
© SYRI.net