Lajmi i fundit

LIVE- Kreu i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët

Beqiraj ironizon Ramën: Kryeministri krijon varësi nga Diella! Ajo vendos për ministrat

Beqiraj ironizon Ramën: Kryeministri krijon varësi nga Diella! Ajo vendos për ministrat

11:57, 12/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj, ironizon ashpër lidhjen e Kryeministrit Rama me “ministreshën” e re të krijuar nga inteligjenca artificiale.

Përmes një postimi sarkastik, Beqiraj shkruan se Rama jo vetëm që konsultohet me Diellën për kundërshtarët politikë, por edhe për fatin e ministrave të larguar nga qeveria.

Ajo e përshkruan këtë varësi si një degradim të plotë të funksionimit institucional, ku Diella merr rolin e këshilltares supreme.

Nderkohe ka krijuar dhe nje bashkwbisedim

Bashkëbisedimi i parë i ministres DIELLA  me Kryeministrin !

KRYEMINISTRI -Diellë për shqiptarët që nuk prodhojë asgjë aq me pak teknologji, idea e  një ministre robot , është shumë popullore me votuesit. U jep atyre mundësinë të besojnë se kjo është mënyra për të ndaluar shpërdorimin e parave publike, pasi unë i kam siguruar ata që ti je e pakorruptueshme .
DIELLAedhe pse  paraqitem nga ju  si “e pakorruptueshme”, në praktikë unë  nuk veproj vetë ! Unë jam një sistem teknologjik i projektuar dhe i drejtuar nga njerëz. Kjo do të thotë që ekipi që më programon, mirëmban dhe menaxhon mund të abuzojë në disa mënyra, nëse mungon kontrolli .
KRYEMINISTRI - e di Diellë por kjo eshtë motoja ime:  sa më pak që kam ndërmend të bëj  diçka, aq më shumë duhet të vazhdojë të flasë për të.
Qe te sigurohem që je programuar siç unë kam kërkuar,  Diellë a mund të më thuash  parimet ku mbështetet vizioni im , pra algoritmi yt  në administrimin e tenderëve  ?

DIELLA - E para, duhet më shumë kohë për ti bërë gjërat shpejt; e dyta, është e nevojshme që gjerat që kushtojnë pak  t'i bësh tepër të kushtueshme ; edhe e treta,  është më demokratike t'i bësh ato fshehurazi.
KRYEMINISTRI - Për fat të mirë, Diellë, të treja funksionojnë për bukuri sepse shumica e shqiptarëve  janë aq të paaftë sa do të kishin vështirësi të madhe për të zbuluar se sot është e enjte.
DIELLA - Në fakt është e premte.

Postimi:

Kryeministri krijon varësi nga Diella !

Përveçse siç shprehet vet që e pyeti Diellën "sesi i behët me kundështarët" Kryeministi e pyeti atë edhe për ministrat e ikur nga qeveria .
Kryeministri - Diellë si mund të ndihen Muzhaqi, Denaj ,Manja që nuk jane me pjesë e Qeverisë por vetëm të Parlamentit?

Diella - Si të kalosh nga kafshët tek perimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco