Në seancën e sotme plenare të Kuvendit, kryetari i opozitës, Sali Berisha, denoncoi mënyrën se si u zhvillua procedura e hapjes së seancës.
Ai u shpreh se emrat e deputetëve të partisë qeverisëse nuk u lexuan si duhet dhe se fjala e tij u ndërpre menjëherë pas urdhërit të Taulant Ballës, i cili kërkoi nga drejtuesi i seancës, Vasil Llajo, që t’i ndërpriste fjalën.
Berisha theksoi se kjo tregon një praktikë të vjetër të Kuvendit, ku opozita diskriminohet dhe i hiqet e drejta më themelore, ajo e fjalës.
Pjesë nga deklarata:
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, kërkoi fjalën në seancën e parë të Kuvendit.
Por në mënyrë të paligjshme dhe brutale, fjala e tij u ndërpre.
“Kryesuesi i seancës nuk lexoi emrat e Bahri Bajrit, Pëllumb Gjokës.
Nuk lexoi pra emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, PS-së, por vetëm prestanomet.
Lexoi Lubi Ballukun, mbi të cilën...,” tha Berisha.
Por fjala e tij u ndërpre pasi Taulant Balla urdhëroi drejtuesin e seancës, Vasil Llajo që t’i ndërpriste fjalën.
Në këtë mënyrë, Kuvendi i ri e nis punën si i vjetri, duke diskriminuar opozitën dhe duke i hequr asaj të drejtën më të rëndësishme, atë të fjalës.
© SYRI.net