Drejtuesi politik i fushatës së PD, Chris LaCivita ka publikuar një fotografi të djalit të miliarderit George Soros, Aleks Soros në rrjetet sociale me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në regimin e tij në rrjetin social X, LaCivita shkruan bashkangjitur fotos, duke ironizuar Ramën, si kukulla e Soros.
Strategu i rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, njëkohësisht njeriu që do të udhëheqë fushatën e Sali Berishës për zgjedhjet e 11 Majit, Chris LaCivita ka poblikuar një foto të Alex Soros dhe Edi Ramës, e bërë në Mynih, gjatë samitit të Sigurisë, me mbishkrimin pikant, “Kukulla dhe Padroni”.
Puppet and Puppet master pic.twitter.com/TL3JDbY27v
— Chris LaCivita (@ChrisLaCivita) February 17, 2025
‘Kukulla dhe padroni i kukullave’, shkruan LaCivita në platformën X.

LaCivita e cilësoi Edi Ramën një kukull të Sorosit dhe theksoi se si i tillë, ai nuk mund të jetë mik i SHBA-ve, duke qenë edhe kukull e miliarderit të ekstremit të majtë.
Kujtojmë se më herët kryeministri Rama ka fshirë në rrjetet e tij sociale, të gjitha fotografotë me miliarderin e ri të Soros, Aleks Soros.
© SYRI.net