Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Rama refuzon debatin me mocion/ Berisha: I dha goditje fatale Kuvendit

Rama refuzon debatin me mocion/ Berisha: I dha goditje fatale Kuvendit

09:38, 16/04/2024
A+ Aa A-

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionarë.

Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj oratorëve të mrekullueshëm të kësaj platforme që janë bërë zëri i vërtetë i qytetarëve pa zë shqiptarë.

Janë bërë zëri i guximit, i dinjitetit të qytetarëve, të rinjve, të rejave, burrave, grave, punonjësve, të papunëve, studentëve, shqiptarëve në tërësi.

Të dashur miq!

Sonte unë kam një thirrje zemre për çdo opozitar, në radhë të parë për çdo anëtar dhe anëtare të PD, për çdo mbështetëse dhe mbështetës të PD, për çdo drejtuese dhe drejtues të PD.

Thirrja ime është: në këmbë, o sot o kurrë sepse kjo që ndodh para syve tanë, kjo që ndodh çdo ditë në këtë vend është turpi i kombit, është turpi i dheut, është turpi i të gjitha turpeve dhe nuk durohet më.

Demokrate dhe demokratë, drejtues të të gjitha niveleve të PD, koha thërret sot më shumë se kurrë të hidhemi në veprim.

Kjo është kohë që përcakton fatin e Shqipërisë, përcakton fatin e çdo shqiptari të ndershëm, përcakton fatin e fëmijëve tanë.

Ndaluni për një moment dhe mendoni vetëm një moment, kur ka ndodhur që një zyrtar të kapet me model vjedhje 100 përqind dhe të qëndrojë në detyrë?

A nuk është ky një poshtërim i madh për ne?

A nuk është kjo një sfidë e madhe për ne?

A nuk është kjo një thirrje për të gjithë ata që kanë gjak shqiptari, për të gjithë ata që i thonë vetes demokrate dhe demokratë, të mos durojnë më.

Çfarë janë këta qeveritarë barbarë që vjedhin dhe nuk pyesin se vjedhin?

Çfarë poshtërimi tjetër duhet të na bëjnë këta që të mos ngrihemi dhëmb për dhëmb, ballë për ballë, gjer në mposhtjen e horrave, mposhtjen e kalbësirave, përmbysjen e tyre.

Opozitarë, është nderi më i madh moral i një qytetari, por nder është atëherë kur i del zot me të gjithë forcën tënde, kur nuk mposhtesh nga një pushtet kriminel që vjedh popullin tënd, që mashtron popullin tënd, që shkatërron vendin tënd, që shkatërron kombin tënd.

Është koha pra që t’i përgjigjemi thirrjes së brendshme të çdo qytetari të ndershëm.

T’i përgjigjemi siç do i përgjigjej çdo qytetar evropian i civilizuar.

Është koha të përmbysim këtë regjim me të gjithë forcën tonë.

Të dashur miq!

Opozitarë dhe opozitare, demokratë dhe demokratë, sot është koha e sakrificës.

Vetëm me sakrificat tuaja ndërtohet fitorja.

Vetëm me sakrificat tuaja rivendoset dinjiteti.

Vetëm me sakrificat tuaja rivendoset shpresa dhe e ardhmja e shqiptarëve.

Ndaj dhe sot është koha e zemërimit tënd, sot është koha e guximit tënd.

A mund të imagjinohet, janë dhënë 130 milionë euro, djegësi nuk ekziston?

A mund të imagjinohet, drejtorët e tij kanë krijuar kompani dhe kanë shndërruar në hotele paratë e taksapaguesve?

A mund të imagjinohet që të qëndrojë ky në pushtet dhe të mos japë dorëheqje një minutë e më parë?

A mund të imagjinohet kjo situatë? Më thoni ju mua?

Çfarë të ardhme meritojmë dhe do kemi ne në qoftë se nuk përdorim fuqinë tonë për t’u treguar vendin këtyre horrave?

Ka ardhur koha për veprime!

Për veprime gjer në fitore.

Ka ardhur koha për zemërim!

Për zemërim gjer në fitore.

Ka ardhur koha për guxim!

Të dashur të rinj dhe të reja, studente dhe studentë, gjimnaziste dhe gjimnazistë.

Ju që keni shpirtin më të pastër në shoqërinë shqiptare, idealet më fisnike: ngrihuni në këtë lëvizje pa kthim, në këtë betejë pa kthim, në këtë mosbindje civile sepse e ardhmja për këtë komb është një greminë e frikshme.

Dua t’u drejtohem të gjithë atyre forcave politike që e shpallin veten opozitare, dilni nga studiot, kapni sheshet, rrugët.

Opozitar sot është vetëm ai që pranon të përballet dhëmb për dhëmb me këtë armik të egër.

Provojeni veten, bashkohuni të gjithë se të keqe të tillë Shqipëria nuk ka parë në histori.

Qytetarë dhe qytetare, merrni në dorë Kushtetutën se Kushtetuta është shndërruar në Olta Xhaçkë.

Se parlamenti është shndërruar në Edi Ramë dhe Linda Nikolla.

Merrni në dorë Kushtetutën se Kushtetuta është ligji themelor i një shteti demokratik.

Mos pranoni që kriminelë të shkelmojnë mbi Kushtetutën për të mbrojtur krimet e tyre.

Edi Rama, pasi hodhi poshtë interpelancën në shkelmim të Kushtetutës, tani me Çuçkën e tij refuzon debatin me mocion në parlament, duke i dhënë goditje të dytë fatale parlamentit.

Qytetarë dhe qytetare, durimi ka një fund dhe ky është fundi i durimit.

Zemërimi ka një fillim dhe ky është fillimi i zemërimit.

Çfarë presim ne?

Rrugët dhe sheshet janë tonat, nga Konispoli në Tropojë e në Vermosh, kudo që jeni, vërshoni drejt Tiranës, vërshoni drejt fitores.

Këtu kurrë nuk ka ekzistuar një klikë si kjo mor.

Kjo tejkalon çdo lloj norme dhe tejkalon se ne nuk u tregojmë vendin.

Iu bëj thirrje dhe njëherë forcave politike opozitare të bashkohen.

Nuk ka pasur Shqipëria një armik të egër të lirive si Edi Rama, regjimi i tij.

Nuk ka pasur Shqipëria një drejtësi të kapur e të korruptuar si Dumani dhe dumanët e kompani.

Njeriu lufton për idealet e tij.

Njeriu lufton për qëllimet e tij.

Asgjë nuk realizohet pa sakrifica.

Ndaj dhe në traditën më të thellë liridashëse, të ngrihemi kundër pushtuesit, kundër barbarit që vjedh çdo gjë, që përzë shqiptarët, që mashtron shqiptarët.

Këta kanë vendosur një regjim që nuk ka ekzistuar kurrë, nuk ka ndodhur kurrë.

Me një psikologji mizerabël, të turpshme, mashtrojnë çdo ditë shqiptarët.

Ku i ke 7 miliardët o faqezi, që u the shqiptarëve në fushatë elektorale, të Shpiragut? Ku janë o turpi i dheut?

Po nuk ke faj ti, fajin e ka opozita se ti nuk duhet të dalësh kurrë më në atë zyrë.

Qytetarë dhe qytetare, edhe njëherë, e premtja po vjen.

Të tregojmë fuqinë tonë, të tregojmë trimërinë tonë, të tregojmë guximin tonë.

Të tregojmë se nuk kanë lindur ata që na trembin ne.

Të tregojmë se nuk ka njerëz që mund të na mposhtin ne.

Të tregojmë se jemi të gatshëm për çdo sakrificë për të mbrojtur dinjitetin tonë, për të mbrojtur shpresën tonë, për të mbrojtur të ardhmen tonë.

Të premten, dita jonë, të premten, ora jonë.

Të premten, ora e fitores!

Demokrate dhe demokratë, të gjithë te bashkia.

Qytetare dhe qytetarë, të gjithë te bashkia.

Të kërrejmë monstrën e qytetit. Ta nxjerrim monstrën nga shtëpia e parë.

Të rivendosim dinjitetin e qytetarëve të Tiranës.

Dinjitetin e qytetarëve të Shqipërisë në piedestal.

Kjo kërkon trimëri, kërkon guxim, kërkon zemërim, kërkon sakrificë.

Të tillë duhet të jemi ne.

Rroftë fitorja, rroftë Shqipëria, rrofshi ju!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco