Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

‘Qeveria Rama hoqi me ligj garën në prokurimet publike’/ Teliti: 6.6 miliardë euro taksa më tepër në 11 vite

18:21, 15/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV, Dorjan Teliti, ekspert i ekonomisë, ka folur për shpërdorimin e 6.2 miliardë euro të shqiptarëve nga qeveria socialiste nga buxheti i shtetit.

Sipas Telitit, sapo erdhi në pushtet në vitin 2013, qeveria Rama hoqi me ligj garën në prokurimet publike.

Gjithshtu eksperti i ekonomisë theksoi se në këto 11 vite të qeverisjes së Ramës, shteti ka mbledhur 6.6 miliardë taska më shumë si pasojë e rritjes së ndjeshme të këtyre taksave.

Teliti: Gjatë qeverisjes së doktor Berishës 2005-2013 për një prokurim qoftë edhe për një shishe uji, duheshin tre ofertues, pra kishte garë në prokurimet publike. A kishte korrupsion, po kishte pasi është një fenomen i cili shoqëron çdo shoqëri demokratike që funksionon në kapitalizëm, detyra e çdo qeverie është ta luftojë dhe ta minimizojë korrupsionin.

Çfarë bëri qeveria Rama sa erdhi në pushtet në 2013? Me ligj hoqi garën në prokurimet publike. Sot edhe një shishe uji por edhe një rrugë e cila mund të kushtojë 1 miliard euro, mund ta marri dhe të bëhet një procedurë prokurimi edhe me një ofertues të vetëm.

Pra në aspektin sasior dhe cilësor, ne nuk dimë në aspektin sasior se ky buxhet që ne kemi prej vitesh se cilin sektor mbështet, mbështet infrastrukturën, jo, arsimin, jo, cilin mbështet?

Por edhe në aspektin cilësor edhe ato para që destinohen që kanë ardhur si pasojë e rritjes së borxhit publik në nivel nominal të tij por edhe si efekti i rritjes së ndjeshme të taksave ku çdo vit paguajmë 600 milionë euro taksa, vetëm si efekt i rritjes së taksave që nga viti 2013 deri më sot, jemi në vitin e 11-të të qeverisjes dhe ne kemi paguar 6.6 miliardë euro taksa më tepër vetëm si pasojë e rritjes së taksave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco