Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Xhaferri: Servil i përulur me ndërkombëtarët, cub me vartësit dhe gazetarët!

Xhaferri: Servil i përulur me ndërkombëtarët, cub me vartësit dhe gazetarët!

14:00, 19/03/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Lajmësi nuk preket dhe ky kod  i lashtë është respektuar dhe në ditët më të errëta të këtij vendi. 

Gjesti i sotëm i Kryeministrit Edi Rama ndaj gazetares së Syri Tv Ambrozia Meta, ishte i rëndë por jo i paprecedentë për Edi Ramën.

Gazetarët janë në misionin e tyre fisnik për të kërkuar transparencë në emër të publikut dhe çdo akt dhune verbale dhe fizike ndaj tyre është i papranueshëm dhe i rëndë, aq më tepër kur bëhet nga kreu i shtetit. 

Sjellja prej cubi e tij me gazetarët dhe vartësit  është fytyra e vërtetë e Edi Ramës. 

Kur shoh këtë sjellje prej harbuti më vjen ndërmend sjellja e tij prej servili të pështirë me ndërkombëtarët, të cilëve për hir të pushtetit është i gatshëm t'u japë gjithçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco