Lajmi i fundit

Dorëheqje Veliajt/ Opozita zhvillon sot protestën e radhës para bashkisë së Tiranës

Eko-Parku/ Kaso: Rama i kamuflonte veprimet korruptive të tij nëpërmjet zyrtarëve të tjerë

Eko-Parku/ Kaso: Rama i kamuflonte veprimet korruptive të tij nëpërmjet zyrtarëve të tjerë

12:24, 15/03/2024
A+ Aa A-

Fjala e Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, sot në konferencën për shtyp në selinë e PD, lidhur me korrupsionin e hapur në projektin e Eko-Parkut në Durrësit dhe padinë që ka vendosur të depozitojë në SPAK, Partia Demokratike.

"Ashtu sikundër u bë me dije në shtjellimin e fakteve të kësaj afere të tmerrshme korruptive, përgjegjësia dhe aktorët e përfshirë janë në nivelet më të larta. Fillojnë nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, vijojnë te ministri i Financave, të institucioneve për jetëzimin e këtij projekti që duhet të ishte një projekt në mbrojtje të interesit publik dhe që rezulton pas shtjellimit dhe paraqitjes së fakteve si projekti i së kundërtës e asaj çfarë duhet të ishte.

Pra, një projekt korruptiv i dhënë në mënyrë klienteliste dhe që ka qëllim vetëm zhvatjen masive të fondeve publike pasi qartazi një projekt i tenderuar për vlerën e 19 milionë dollarëve, jo vetëm që u gjet me vend brenda shumë pak ditësh që mund të kontraktohej, mori dikush përgjegjësinë që ta bënte këtë projekt me vlerën 6.5 milionë dollarë, por në vetvete edhe në këtë procedurë nënkonktraktimi nga verifikimi i dokumentacionit që është bërë nga ana jonë janë gjetur mjaft zëra punimesh dhe fatura të fryra.

Pra, edhe në vetvete kjo vlerë e jetëzimit të këtij projekti, pra prej 6.5 milionë është në vetvete një vlerë e fryrë dhe gjithashtu ka hapësira korruptive. Veprat penale penale për të cilat kallëzohet kryeministri dhe të gjithë aktorët e përfshirë në këtë histori janë vepra penale nga më të rëndat, që fillojnë që nga korrupsioni aktiv dhe pasiv i funksionarëve të lartë publikë dhe fillojnë te ato të shpërdorimit të detyrës dhe të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe procedura prokurimi.

Qartazi kemi të bëjmë nga ndryshimet e tjera penale që kemi drejtuar SPAK, le të themi ku përgjegjësia më e lartë e ekzekutivit, e Edi Ramës në rastin konkret, kamuflohej nëpërmjet veprimeve apo mosveprimeve të zyrtarëve të tjerë, qofshin këta edhe në nivel ministri që ka vepruar drejtpërdrejt me porosi të tij ose nën urdhrat e tij.

Në këtë rast kemi në mënyrë flagrante një lidhje të drejtpërdrejt atë ç’ka kryeministri i vendit ka mohuar gjithmonë, një lidhje të drejtpërdrejt të Edi Ramës me aferën e inceneratorëve, pasi kemi të bëjmë me një rast kur Klodian Zoto, 2 muaj përpara se kryeministri i vendit të shpallte publikisht qëllimin e qeverisë drejtuar prej tij që, Porto Romanon ta kthente në një park në bashkëpunim me privatin, ai kontrakton studion përkatëse për të kryer projektin.

Dy janë mundësitë, ose Klodian Zoto kishte akses të pakufizuar te politikat, vendimet, aksionet e qeverisë saqë mund të parashikonte se çfarë mund të ndodhte në të adhmen. Ose ajo që është më e rënda që dyshojmë dhe që i takon SPAK ta zbardhë, është vet kryeminsitri Edi Rama ai që e ka thirrur Klodian Zoton, e ka ngarkuar privatisht që të kryejë të gjitha punët paraprake, përfshirë këtu edhe bërjen e projektit në një studio të preferuar të kryeminstrit dhe më pas të shpallte qoftë edhe për formalitet një procedurë e cila gjithashtu është e ngarkuar me shumë problematika ligjore."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco