Tubimi/ Qytetarja: Nuk ndjehem e lirë, kur kryetari i familjes tonë demokrate nuk është i lirë

18:48, 10/03/2024
A+ Aa A-

Qytetarja, e pranishme sot, në tubimin poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, gjatë fjalimit të saj u shpreh se ajo si pjesë e familjes së madhe demokrate, nuk ndjehet e lirë për aq kohë sa kreu i familjes së tyre nuk është i lirë.

Unë nuk jam këtu për të mbrojtur Sali Berishën, por për të mbrojtur investimin tim 30 vjeçar në besimin tim tek Sali Berisha, si mjek, intelektual, burrë i ndershëm, si burrë shteti.

Unë si pjesë e familjes demokrate nuk ndjehem e lirë, kur kryetari i familjes tonë nuk është i lirë për fajin e vetëm se mbrojti të vërtetën, nuk ndjehem e lirë, kur në parlament burgoset fjala e lirë, kur fyhen, rrihen e përjashtohen përfaqësuesit tanë.

Unë nuk ndjehem e lirë kur përfaqësuesve tanë u mohohen të drejtat, komisionet hetimore, që të dimë ku shkojnë paratë e taksave tona, ku shkojne për shembull paratë që prodhojnë hidrocentralet e kaskadës së Drinit,  për të cilat familja ime, dhe qindra të tjera flijuajn tokat dhe shtëpite e tyre?

Dhe sot nuk kemi mundësinë të paguajmë as dritat...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco