Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

Në gjyq me Ramën, Shehaj: Pse nuk flet për licencat e naftës që u ka dhënë ndërkombëtarëve?! Kam prova

Në gjyq me Ramën, Shehaj: Pse nuk flet për licencat e naftës që u ka dhënë ndërkombëtarëve?! Kam prova

12:26, 01/03/2024
A+ Aa A-

Ish-Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj, dha një deklaratë pas përballjes gjyqësore që pati sot me përfaqësuesit e kryeministrit Edi Rama, të cilin e ka akuzuar për afera në tregun e karburanteve. Shehaj përmendi rastin McGonigal, ku u zbuluan publikisht pazaret me licenca nafte në Shqipëri.  

“Procesi është fare i qartë, - tha Shehaj. - Bëhet fjalë për një gjykatë që më kërkon mua apo Edi Rama më kërkon mua që të faktoj thëniet e mia, por gjykata nuk pranoi as t’i marrë provat, sikur dhe thjesht axhendën e kryeministrit Edi Rama në takimet që ka zhvilluar bashkarisht me mua me drejtues të institucioneve, si z. Adriatik Llalla apo z. Arben Ahmetaj kur është folur dhe kryeministri është vënë në dijeni për individë apo subjekte juridike, të cilët kanë zhvilluar evazion fiskal në fushën e hidrokarbureve.

Sot ne i kërkuam gjykatës të administrojë prova të reja sepse e kemi lidhur çdo thënie timen, me një provë.

Në video i them pse nuk flet për licencat e naftës që i ke dhënë ndërkombëtarëve dhe tashmë është provë publike, rasti McGongal i konfirmuar nga një gjykatë, e pranuar fajësia që diskutohej dhe bëhej pazare për licencat e naftës, një licencë, e cila do të provojë dhe do të prodhojë edhe një kosto në Arbitrazh për shkak të largimit të kompanisë tjetër, për të cilën kanë folur shumë individë të tjerë.

Kam kërkuar administrimin e emisionit “Çim Peka Live”, intervistën e z. Ahmetaj, sepse, në qoftë se kjo gjykatë do të kishte pranuar që Arben Ahmetaj të kishte dëshmuar në këtë gjyq, ndofta këto të vërteta në lidhje me qoftet, me verandat, me lloj historirash, me dhënie tokash, deti, ajri (të gjithë e bëjmë matematikën që 1+1 bëjnë dy dhe kush mund të jetë ky që mbas qofteve, merrte gjithë Shqipërinë dhe ka a s’ka lidhje ky me tregun hidrokarbur) por që gjykata sigurisht nuk e pranoi.

Shpresojmë këtë herë që gjykata t’i pranojë këto prova dhe fakte dhe shpresoj që Edi Rama të ketë kurajën dhe pse është shumë i zënë me “charter”-at privatë në Azerbajxhan aktualisht, të vijë dhe të përballet me mua në gjykatë.”ar.sh/SYRI.NET

LEXO EDHE: Shehaj në gjyq me Ramën: E vërteta e Bordit të Naftës, kush i imponoi çmimet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco