Xhaferri: Bush erdhi për Kosovën, Klinton për demokracinë, a po vjen Blinken për autokracinë?

Xhaferri: Bush erdhi për Kosovën, Klinton për demokracinë, a po vjen Blinken për autokracinë?

10:22, 15/02/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Në Qershor të 2007 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, krah kryeministrit Sali Berisha, do të njoftonte pavarësinë e Kosovës, duke dëshmuar se SHBA mbetet aleati më strategjik i kombit shqiptar. 

Në fjalën e saj në nder të 100 vjetorit të  krijimit të shtetit shqiptar në 2012 Hillary  Clinton në Parlamentin e Shqipërisë, do të konfirmonte se nëse doni të shikoni një demokraci në veprim shikoni Shqipërinë, vend që prej 2005 udhëhiqej nga Partia Demokratike, ku u shënuan disa arritje ndër më të rëndësishmet që nga krijimi i Shtetit Shqiptar. 

Që pas 2013 marrëdhëniet me SHBA janë ndikuar nga qëndrime personale të përfaqësuesve diplomatike, që në shumë raste nuk kanë qenë në të njëjtën linjë me Shtëpinë e Bardhe, pasi teksa në Shqipëri flitej për sukses reformash, DASH në raportet e tij vjetore evidentonte Shqipërinë si një vend që kthehej në një vend transit të kokainës dhe kryeqytet të pastrimit të parave dhe kriminalizimit të ekonomisë. 

Sot Shqipërinë e viziton Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zyrtari që shpalli non-grata liderin e opozitës shqiptare, pikërisht në kohën kur në SHBA, Kryeministri Edi Rama kishte pajtuar me pagesë një zyrtar të lartë atje për të asgjësuar opozitën në Shqipëri.

Drejtësia në SHBA po e vijon betejën e saj me McGonigal, dhe gjasat janë që do shkojë deri tek Edi Rama, ndaj sot mesazhet e Blinken duhen lexuar qartë, nëse janë në mbrojtje të demokracisë apo në mbështetje të autokracisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco