Koka: Dumani në vend që të thërrasë Edi Ramën, del bën karshillëk para studentëve të Shkodrës

18:11, 25/01/2024
A+ Aa A-

Gazetari Bled Koka i ftuar në Task Force në Syri Tv, komentoi takimin e kreut të SPAK me studentët e Shkodrës, teksa u shpreh se në vend që të premtojë se do thërrasë Edi Ramën, del bën karshillëk para studentëve të Shkodrës.

Problemi është që ne shpesh herë për shkak të presionit të madh ditor të zhvillimeve harrojmë disa gjëra shumë të thjeshta , në fund fare insitucioni i drejtësisë duhet të na garontojë ose të në frenojë atë që është vjedhja e përditshme .

Pra ne e përmend pak më herët Ilir Beqjan. Ilir Beqja provat dhe faktet dhe drama  që kanë dalë të dosja e sterilizimit dhe jo vetëm janë treguesi i vërtetë se çfarë po na ndodh ne sot.

Ndërkohq që i gjithë fokusi  vëmendja, mllefi i njerëzve të SPAK është drejtuar drejt ‘si e si ta mbajmë Sali Berishën brenda dhe pse ne nuk kemi asnjë fakt për atë."

Ndërkohë, ajo që më bëri përshtypje kur zoti Dumani u pyet për rastin Mc Gonigal dhe e para punës ishte fakti që krenohej, a thua ka nevojë të krenohej se ne ndryshe siç na thonin ca media, e kishim filluar hetimin që në janar, thoshte.

Ndërkohë që këto media i kanë bërë dhe pyetje publike dhe zyrtare zotit Dumani siç duhet të bënte çdo media.

Ore zotëri ka ndodhur një skandal  i madh, kryeministri i këtij vendi rezulton se na paska korruptuar një zyrtar të lartë në FBI.

Keni nisur ndonjëherë një hetim, po apo jo?

Dhe ky pas një viti në vend që të thërrasë Edi Ramën del dhe bën karshillëk para studentëve të Shkodrës duke thënë se ‘’E kishin gabim ato mediat, por nejse kështu jan këto punë’’. Iku kjo.

Një gjë tjetër që më bëri përshtyje te deklarata e shefit të madh të SPAK-ut ishte që kur e pyetën 'a do hetohet Edi Rama', përgjigjia e tij ishte: Nuk kanë rëndësi emrat ka rëndësi procesi.

Jo e ka gabim, emri ka shumë rëndësi në këtë pjesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco