Vendimi i Apelit GJKKO për Berishën shpërthen kreu i FRPD, Xhaferri: Drejtësia po çertifikon autokracinë!

Vendimi i Apelit GJKKO për Berishën shpërthen kreu i FRPD, Xhaferri: Drejtësia po çertifikon autokracinë!

11:52, 25/01/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas vendimit të gjykatës për të lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj liderit të opozitës dhe PD, Sali Berisha.

Xhaferri është shprehur se drejtësia e SOROS çertifikoi dosjen politike ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha dhe privimi padrejtësisht nga liria, nuk është një ndëshkim kundër tij, por kundër opozitës shqiptare dhe de fakto noterizim i autokracisë së Edi Ramës.

Postimi:

Drejtësia e SOROS çertifikoi dosjen politike ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha dhe privimi padrejtësisht nga liria, nuk është një ndëshkim kundër tij, por kundër opozitës shqiptare dhe de fakto noterizim i autokracisë së Edi Ramës.

Sot nuk u la në arrest shtëpie Sali Berisha, por u privuan nga liria rreth 700.000 shqiptarë që kanë zgjedhur të votojnë kundër kësaj qeverie dhe mijëra të tjerë që ndaj Ramës zgjodhën kundërshtinë me heshtje, abstenim ose eksod.

Ky vendim i drejtësisë që po i shërben si drapër qeverisë është dirigjuar në Kryeministrinë e Inceneratorëve të dyshes Rama-Agaçi që më korrupsionin e tyre larguan 1 milionë shqiptarë në një dekadë.

Akti i fundit i Rilindjes mesa duket është asgjësimi total i opozitës për ta rikthyer Shqipërinë si një Pashallëk Satelit të Turqisë e Rusisë për ta katandisur më pas në një narkoshtet si Venezuela në zemër të Evropës.

Drejtësia që liron Rrajat, Bajrat, Ndokajt dhe çdo kriminel të deklaruar si mbështetës i Rilindjes, drejtësia që amiston Beqajn Ahmetajn Veliajn e Ramën të cilët kryen gjenocid mbi taksat tona, privon nga liria liderin e opozitës që prej një dekade është në ballë të denoncimeve të aferave të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Drejtësia që merret me sekserët e aferës Mcgonigal që po trondit Amerikën dhe që nuk guxon ti shkruajë emrin në asnjë dosje Edi Ramës sot doli hapur kundër shqiptarëve që mendojnë ndryshe, që guxojnë, duke i vënë përballë dy alternativave, nënshtrimit ose largimit.

Kjo qeveri që varfëroi shqiptarët dhe shkretoi Shqipërinë tashmë qartë ka dhe bekimin e drejtësisë për të qeverisur me dorë të hekurt, ndaj sot më shumë se kurrë secili ndër ne duhet të pyesë veten a jemi të gatshëm që të ardhmen e fëmijëve tanë ta lëmë në duart e këtyre që na imponojnë Prindin 1 dhe Prindin 2.

Sot askush nuk ka imunitet nga krimi i lidhur me pushtetin, policia e lidhur me krimin dhe drejtësia nën thundrën e politikës së korruptuar.

Këtë ditë më shumë se fërkimi i duarve të armiqve të Shqipërisë do mbahet mend heshtja e miqve tanë ndërkombëtar që me indiferencën dhe njëanshmërinë e tyre u bënë palë me një qeveri që mbahet në këmbë me votat e krimit dhe korrupsionit.

Përballë këtij realiteti ku narkoshteti është fakt, demokratët dhe shqiptarët e ndershëm nuk kanë më asnjë alternativë tjetër veç përshkallëzimit të protestave që veç kuvendit duhet të fokusohen tek zyrat e organeve të drejtësisë, që nuk janë më në shërbim të shqiptarëve, por vetëm të Edi Ramës.

Protesta jonë duhet të jetë në lartësinë e represionit shtetëror me bllokime rrugësh mosbindje civile dhe duhet ti trondisë institucionet e kapura të drejtësisë së re me vese të vjetra që më vendimet dhe mospendimet e tyre janë duke ndihmuar instalimin e autokracisë.

Ne nuk do ndalemi deri sa pluralizmi të mos jetë më iluzion por fakt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco