Kaceli: Jemi para një diktature. Nuk do të përkulemi derisa t'i rrëzojmë

19:25, 17/01/2024
A+ Aa A-

Aktivistja, Keda Kaceli, u bë pjesë e protestës ndaj arrestimit politik të liderit të opozitës, Sali Berisha, duke mbajtur dhe fjalën e saj në këtë tubim.

Kaceli është shprehur se sot në qeveri janë më anti shqiptarët që duan ta gllabërojnë këtë vend për interesat e tyre.

"Këto nuk janë shqiptarë, këta janë më anti shqiptarët që ka para historia e vendit deri sot. Bashkëkombësit e mijë keni ngjallë ndjenjat më të bukura dhe të forta me qëndresën tuaj dhe ne do të jemi gjithmonë këtu. Ju kam dhënë fjalën se sa herë të cënohet liria do të jem në krahun tuaj, erdha dje nga jashtë dhe menjëherë u bëra pjesë e protestës.

Kjo hajmali që e mbaj gjithmonë me vete, është një gur nga busti i rrëzuar i diktatorit Hoxha, është simbol i asaj rezistence, qëndrese dhe asaj pjese të popullit shqiptar më fisnike që rrëzoj diktaturën edhe me ndihmën e atij burrit atje lart, Sali Berishës.

Si dje dhe sot ku baballarët tonë rrëzuan bustin e diktatorit ne jemi si gjyshërit tanë dhe kemi vetëm një rrugë për të luftuar dhe të mos përkulemi ndaj kësaj diktature."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco