Lajmi i fundit

Dorëheqje Veliajt/ Opozita zhvillon sot protestën e radhës para bashkisë së Tiranës

SYRI TV/ PD: Veliaj, pronari real i inceneratorit, gënjeu për rolin e tij

14:39, 08/01/2024
A+ Aa A-

 

Partia Demokratike akuzoi kryebashkiakun  Erion Veliaj se është pronari real i Inceneratorit të Tiranës dhe i vetmi përfitues nga afera korruptive. Në një dalje për mediat nga selia blu, ish deputeti Belind Këlliçi renditi të gjitha faktet që dëshmojnë se Veliaj është në krye të aferës, i cili ka dhënë urdhëra dhe ka vendosur gjithë strukturën e Bashkisë në shërbim të biznesit të dherave. Këllici i bëri thirrje SPAK-ut të ndalojë urgjentisht vjedhjen me djegsat.

SYRI TV

Për ish deputetin e PD, Belind Këlliëi, kjo deklaratë  e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën korruptive me Djegësin se Bashkia e Tiranës është thjeshtë një nga 5 klientët e kontratës koncensionare nga qeveria është një mashtrim i Veliajt, pasi pronari i vërtetë  i inceneratorit është vetë ai.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Këlliëi renditi të gjitha faktet që provojnë se Veliaj është iniciuesi dhe zbatuesi i projektit korruptiv që ka dhënë urdhëra dhe ka vendosur gjithë strukturën e bashkisë në shërbim të biznesit të dherave.

Anëtari i kryesisë  së PD, Belind Këlliçi i bëri  thirrje SPAK-ut të ndalojë urgjentisht vjedhjen me inceneratorin e Tiranës, që deri më tani ka kapur vlerën e 120 mln eurove.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco