Neada Stana: Qeveria thotë që të rinjtë shqiptarë nuk punojnë por jashtë vendit ata punojnë 12 orë në ditë

22:28, 04/01/2024
A+ Aa A-

Neada Stana, anëtare e BRAIN Gain, e ftuar në Çim Peka Live u shpreh se rinia shqiptare nuk gjen hapësirë dhe përkrahje në vendin e tyre dhe për këtë arsye zgjedhin të largohen, ndonëse tregon se vetë ka bërë të kundërtën, duke u kthyer në Shqipëri për idealizëm.

Unë jam kthyer për idealizëm , për të gjetur një mënyrë për të kontribuar në Shqipëri dhe Shqipëria po kalon dita ditës në idealizëm, po kalojmë në një komunizëm dhe kjo gjë siç e tha dhe Andi nuk flitet më për doktor Berishën si individ, por për të ardhmën e vendit, pasi nëse të rinjtë nuk reagojnë, kush do reagojë?

Propaganda e bën kastile, ka krijuar një lloj mjegulle, turbullire në shikimin e popullsisë shqiptare dhe të të rinjve.

Sepse thonë që të rinjtë shqiptarë nuk duan të punojnë por është krejt e kundërta se janë po këta të rinjë që kur shkojnë në vende europiane punojnë nga 12 orë në ditë, shkollohen, janë këta të rinj që e duan vendin e tyre por nuk gjejnë hapësirë dhe nëse ne nuk kthehemi unë dhe bashkëmoshatarët e mi, sepse vetëm ne mund ta ndryshojmë situatën.

 Sigurisht me mbikqyrjen dhe drejtimin e më të vjetërve sepse ne kemi një parim në department, që duke krijuar lidhjen mes brezave ne mund ta rrëzojmë këtë regjim.

Nëse nuk reagojmë, propaganda ka arritur kaq fort te kultura politike shqiptare dhe te të rinjtë që po i pengojnë t’i shikojnë gjërta me qartësi.

Por, duhet të bëhemi bashkë, pasi vetëm me punë mund të arrihet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco