Mustafaj: Arrestimi dhe heqja e fjalës së lirë ndaj liderit të opozitës është kufizim i lirisë për të gjithë

22:05, 04/01/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi i Departamentit ‘Brain Gain’ në Partinë Demokratike Andi Mustafaj e ka cilësuar arrestimin dhe heqjen e fjalës së lirë të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha si një kufizim drejtave të njeriut.

I ftuar në “Çim Peka Live” në Syri TV, Mustafaj është shprehur se e gjithë beteja bëhet për demokracinë e plotë

“Arresti që ndodhi dhe heqja e fjalës së lirë ishte ngjarja e radhës e një serie ngjarjesh shumë shqetësuese që kanë ndodhur përpara këtij momenti. Parlamenti nuk e luan më rolin e tij.

Fakti që propaganda ka ngritur këtë sistemin e konfuzionit të përhershëm, ku edhe betejën tonë ku nëse e shihni shumë shpirtra dashakeqës e kanë kufizuar tek Sali Berisha si individ, ndërkohë që beteja bëhet për demokracinë e plotë, nuk bëhet vetëm për një individ.

Bëhet për veten tonë sepse demokracia është për të gjithë ne. Është diçka që u imponohet në jetën e tyre dhe sjell benefite në jetën e tyre të përditshme dhe për këtë po luftojmë. Ne vendosëm në mënyrë simbolike që të qëndrojmë tek salla e Pjetër Arbnori, një simbol i demokracisë, simboli e asaj që ne po luftojm”, u shpreh Mustafaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco