‘A është Sali Berisha për ju Kryetar i PD?’/ Ja si përgjigjet Ervin Salianji në Çim Peka Live

21:34, 04/01/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Ervin Salianji është shprehur në Çim Peka Live se pas 6 marsit 2022, Sali Berisha e mori me votën e qytetarëve kreun e Partisë Demokratike.

‘Zgjedhjet e fundit ku u garua në mënyrë të pa imagjinueshme dhe çmendurisht të turpshme, ku përtej vjedhjes së siglës, buxhetit, vjedhjes së komisionerëve dhe numëruesve, kaloi deri aty ku nuk ju lejua emri në fletën e votimit ndërkohë që gjithë vullneti i partive politike që përbënin koalicionin njihnin për drejtues Sali Berishën, dhe fakti që u arrit në atë situatë të merreshin 500 mijë vota kjo nuk ka më nevojë për diskutim se kush është’, u shpreh Salianji.

Pjesë nga intervista: 

Peka: Në momentin që hytë në atë godinë ku Sali Berisha njihet si kryetar, Sali Berisha për ju është kryetar i PD?

Salianji: E kam thënë që pas 6 marsit 2022 që pavarësisht se unë kam qënë në një krah tjetër, Sali Berisha e mori me votën e qytetarëve. Zgjedhjet e fundit ku u garua në mënyrë të pa imagjinueshme dhe çmendurisht të turpshme, ku përtej vjedhjes së siglës, buxhetit, vjedhjes së komisionerëve dhe numëruesve, kaloi deri aty ku nuk ju lejua emri në fletën e votimit ndërkohë që gjithë vullneti i partive politike që përbënin koalicionin njihnin për drejtues Sali Berishën, dhe fakti që u arrit në atë situatë të merreshin 500 mijë vota kjo nuk ka më nevojë për diskutim se kush është.

Nëse doni edhe nga ana ligjore sot ka një vendim të gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës që njeh Kuvendin e Sali Berishës. Ky është një diskutim i mbyllur në çdo pikëpamje.

Ajo që unë shoh si domosdoshmëri sot është bashkimi. Nuk të bashkon gjykata, nuk të bashkojnë cic micet të bashkon vullneti për të qënë kundër Edi Ramës.

Demokratë sot nuk janë të ndarë, por janë të përçarë për shkak se disa funksionarë të PD, më të përkëdhelurit që e kanë marrë me dhurim postet, për interesa personale po krijojnë përçarje të caktuara dhe këto përçarje duhen mjekuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco