Lajmi i fundit

PROTESTA E SHTATË/ Opozita rikthehet sot te Bashkia pas skandalit ‘5D’

Kthimi në selinë e PD/ Salianji: Momenti që ne të jemi në krah të njëri tjetrit

21:30, 04/01/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka deklaruar në Çim Peka Live se arsyeja e kthimit të tij në selinë blu, erdhi në këtë moment të vështirë, pasi nëpërmjet aktit të izolimit të kryedemokratit Sali Berisha, po tentohet të krijohet perceptimi i frikës, ndasive, përçarjes, dhe i shuarjes së opozitës.

‘Nuk kam komunikuar me njeri dhe nuk kam kërkuar ndonjë gjë por e kam ndjer të domosdoshme kur unë shoh që duhet të ketë një betejë të Shqipërisë dhe jo vetëm të demokratëve por duke nisur nga demokratët, për të ruajtur pluralizmin ne duhet të jemi aty’, u shpreh Salianji.

Salianji: Në këtë kuptim unë e pashë si detyrim për t’u rikthyer në fillim që në këto momente që nëpërmjet këtij akti tentohet të krijohet perceptimi i frikës, ndasive, përçarjes, dhe i shuarjes së opozitës, është momenti që ne të jemi në krah të njëri tjetrit.

Nuk kam komunikuar me njeri dhe nuk kam kërkuar ndonjë gjë por e kam ndjer të domosdoshme kur unë shoh që duhet të ketë një betejë të Shqipërisë dhe jo vetëm të demokratëve por duke nisur nga demokratët, për të ruajtur pluralizmin ne duhet të jemi aty dhe unë bëra aktin tim për të qënë aty, jo si një element që hyn në një godinë por si një element që ne duhet të jemi të gjithë në shtëpinë tonë të përbashkët që gjithçka që ka të bëjë me ketë gjë të eci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco